☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,438 ▲1.49%
DOW 45,790 ▲1.27%
NASDAQ 21,191 ▲1.9%
NAFTA 102.84 ▼0.04%
ARI 4,628 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,278 ▼ -0.61% ETH $2,076 ▲ +0.37% XRP $1.3282 ▼ -1.48% SOL $81.8500 ▼ -3.19%
S&P 500 6,438 ▲1.49 % DOW 45,790 ▲1.27 % NASDAQ 21,191 ▲1.9 % NAFTA 102.84 ▼0.04 % ARI 4,628 ▲1.55 % S&P 500 6,438 ▲1.49 % DOW 45,790 ▲1.27 % NASDAQ 21,191 ▲1.9 % NAFTA 102.84 ▼0.04 % ARI 4,628 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shqipëri, përfundon procesi i dëshmive të anëtarëve të MEK-ut për gjyqin ndaj ish-zyrtarit iranian

Procesi për marrjen e dëshmive në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtatë anëtarë të MEK-ut që jetojnë në kampin në Shqipëri ka përfunduar sot, ndërkohë procesi gjyqësor ndaj ish-zyrtarit iranian, Hamid Noury, do të vazhdojë në Suedi

Çështja e anëtarëve të Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK) është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes në Shqipëri, pas zhvillimit të disa seancave gjyqësore për marrjen e dëshmive për procesin gjyqësor ndaj një ish-zyrtari iranian, i cili po gjykohet në Suedi për ngjarjet e vitit 1988.

Procesi për marrjen e dëshmive në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtatë anëtarë të MEK-ut që jetojnë në kampin në Shqipëri ka përfunduar sot, ndërkohë procesi gjyqësor ndaj ish-zyrtarit iranian, Hamid Noury, do të vazhdojë në Suedi.

Një përfaqësi e trupit gjykues nga Gjykata e Qarkut të Stokholmit qëndroi në Shqipëri që nga 10 nëntori për të marrë dëshmi të disa anëtarëve të MEK-ut në Gjykatën e Durrësit, e cila është vënë në dispozicion nga autoritetet shqiptare për të marrë dëshmitë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës zyrtarisht konfirmoi për AA se vënia në dispozicion e ambienteve të gjykatës është bërë në përputhje të Kodit të Procedurës Penale të Shqipërisë dhe ligjit shqiptar “për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, si dhe bazuar në Konventën e Këshillit të Evropës për Ndihmën e Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale dhe protokollin shtesë të saj, pas kërkesës për ndihmë juridike nga autoritetet e drejtësisë suedeze.

Sipas gjykatës, marrja në pyetje e këtyre personave është kërkuar të realizohet nga vetë trupa gjykuese suedeze në Shqipëri me leje të autoriteteve shqiptare, në kushte të video-konferencës duke pasur në lidhje të pandehurin nga Stokholmi “për të respektuar kështu të drejtat e tij në proces”.

Mohammed Mohaddessin, drejtues i komitetit për marrëdhëniet ndërkombëtare të Këshillit të Rezistencës Iraniane, në një deklaratë për mediat jashtë Gjykatës së Durrësit tha se gjyqi u zhvendos në Shqipëri për t’u bërë pyetje dëshmitarëve të cilët janë anëtarë të MEK-ut të vendosur në Shqipëri. Ai theksoi se gjyqi do të vazhdojë me seancat e tjera në Stokholm.

“Çfarë ka ndodhur në këtë proces gjyqësor tregon dy gjëra. Së pari, brutalitetin e këtij regjimi, ekzekutimin e 13 mijë personave gjatë disa javëve dhe shumica e tyre kanë qenë mbështetës të organizatës së muxhahedinëve të rezistencës iraniane. Nuk ka pasur precedent tjetër në historinë e njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore. Nga ana tjetër, e dyta, gjë që tregohet gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor, është rezistenca iraniane për dy dekada kundër këtij regjimi brutal. Tregon çmimin që kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë qytetarët iranianë për lirinë”, tha Mohaddessin.

“Shpresoj që iranianët do të vazhdojnë të luftojnë për lirinë e tyre derisa të arrijnë objektivin e tyre për një Iran të lirë nga tirania”, tha ai.

“Ka 1.000 veta ish-të dënuar politikë që kanë vuajtur në burgje, që janë në radhët e muxhahedinëve të strehuar në Shqipëri. Gjatë këtij gjykimi shtatë personave u janë marrë dëshmi në Shqipëri. Ky gjyq është në lidhje me masakrat që kanë ndodhur në vitin 1988 në burgjet e Iranit. Sot ka ndodhur kjo që njëri prej personave që ka qenë dëshmitar ka treguar me hollësi se si ka filluar masakra e vitit 1988 dhe se si në detaje kanë shkuar në dhomat e ekzekutimit, si janë ekzekutuar. Ky ka qenë një nga ata që kanë mbijetuar, sepse rreth 95 persona për këtë ngjarje në atë burg janë ekzekutuar”, shtoi ai.

Një prej dëshmitarëve në këtë proces gjyqësor, Hossein Farsi, për AA tha se ka parë me sytë e tij ekzekutimet.

“Kam dëshmuar në seancën e djeshme për Hamid Noury-n. Kam dëshmuar për masakrat e tij në burg në vitin 1988 në burgun Gohardasht. Së paku 100 veta në atë burg u ekzekutuan nga ky njeri. Kam qenë në burg për 12 vjet. Kam qenë dëshmitar okular që Hamid Noury ka torturuar të burgosurit. Kam parë me sytë e mi që këta që janë ekzekutuar kanë rezistuar deri në minutën e fundit të jetës së tyre”, tha Farsi.

Sipas MEK-ut, gjykimi ndaj Hamid Noury-t në Suedi, i cili ka qenë zëvendës prokuror i burgut Gohardasht në Karaj (në perëndim të Teheranit), ka nisur më 10 gusht dhe vazhdon ende dhe po sipas MEK-ut ai u arrestua në vitin 2019 për shkak të “rolit të tij në masakrën e vitit 1988 të mbi 30 mijë të burgosurve politikë”.

Anëtarët e MEK-ut në Shqipëri

Në Shqipëri jetojnë prej disa vitesh, rreth 2.800 anëtarëve të MEK, në një kamp(Kampi Ashraf 3) i ndërtuar posaçërisht për ta në Njësinë Administrative Manzë, në Qarkun e Durrësit.

Ardhja e tyre ka filluar që nga viti 2013 e në vazhdim për disa vite, me grupe, pas kërkesës ndaj Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës(SHBA) për ndihmën dhe strehimin e tyre në Shqipëri.

Sipas autoriteteve shqiptare, Shqipëria e ka konsideruar këtë angazhim, si një ndihmë për aleatin strategjik, SHBA-në, për të kontribuar në evakuimin e këtij komuniteti nga Iraku drejt Shqipërisë, duke pretenduar për një evakuim të përkohshëm dhe marrjen e tyre mbi baza humanitare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.