☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.40 ▲3.17%
ARI 4,753 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,286 ▼ -0.45% ETH $2,186 ▼ -2.74% XRP $1.3347 ▼ -3.15% SOL $82.2600 ▼ -2.71%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.40 ▲3.17 % ARI 4,753 ▼0.52 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.40 ▲3.17 % ARI 4,753 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Sporti

Shqiperia barazon me Cekine ne Prage

hqipëria feston në Pragë një barazim që mund të vlejë biletën e Euro 2024. Nedim Bajrami në minutën e 66-të të transfertës çeke shpiku një gol që flet shumë për karakterin e skuadrës së drejtuar nga Silvinjo që edhe pse vuajti në 20 minutat e para të pjesës së dytë ku pësoi 2 gola, njëri prej të cilëve i rregullt, nxorri në pah krenarinë duke ngrirë ekipin vendas që u përplas me murin kuqezi e madje mund të kishte pësuar një disfatë spektakolare nëse në minutën e 84-t, Bajrami do të kompletonte mbrëmjen perfekte me një pasim që ishte më i fortë se sa duhej.

Pas pjesës së parë të përgjumur, sfida u ndez në të dytën. Vendasit e nisën me presion të lartë duke gjetur rrugën e rrjetës 15 minuta pas rikthimit në fushën e lojës por frymëzues për Shqipërinë ishte mesfushori Nedim Bajrami që me një supergol ndezi festën kuqezi në stadiumin e Pragës. Mijëra shqiptarë në shkallë shpërthyen në momentin e realizimit fantastik të mesfushorit, i cili me një të djathtë kirurgjikale nuk i dha asnjë mundësi reagimi portierit çek.

Në fund, Bajrami kishte në këmbët e tij një top që mund të përkthehej në ar nëse do të bënte pasimin e duhur për Mujën por për fat të keq aksioni nuk u konkretizua dhe Shqipëria qan kërë rast. Këtë barazim  Shqipëria arriti ta ruante me fanatizëm deri në fund, ekipi kuqezi ngjitet në kuotën e 7 pikëve dhe ruan pozitat në vendin e dytë të klasifikimit, pavarësisht fitores së Polonisë 1-0 me Ishujt Faroe.

Grupin e kryeson Çekia me 8 pikë ndërsa të dielën në “Arenën Kombëtare” Shqipëria do të luajë një finale tjetër, atë me Poloninë në orën 20:45.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.