Ekonomia

Shqipëria, destinacion i turizmit gjithëvjetor- “Klik Ekspo Group” me projekte elitare për turizmin

Klik Ekspo Group nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit dhe Zhvillimit Urban kanë organizuar panairin shumëdimensional nën logon “3 sallone në 1” që promovojnë potencialet e një turizmi gjithëvjetor në Shqipëri.
foto110-242x200Expo Host-Salloni i Hotelerisë dhe Shërbimeve, Nautica dhe Auto show- Salloni Ndërkombëtar i Aventurës  dhe Turizmit Luksoz dhe Expo Faith- Salloni i Turizmit Kulturor dhe Besimit, janë direkët e Panairit, ndërsa organizatorët dhe ekspozuesit vendas dhe të rajonit po e kthejnë evenimentin në një forum përqasjesh dhe përvojash që çojnë drejt zhvillimit të indutrisë së turizmit shqiptarë.
Sallonet e ekspozimit ndonëse janë të përqendruar në planimetrinë strategjike të ambienteve ku zhvillohet Panairi Ndërkombëtar i Tiranës, shija e turizmit gjithëpërfshirës e shoqëron vizitorin në të katër anët e këtij panairi. Personalitete të linjës turistike e vlerësojnë  organizimin e një panairi të tillë për të promovuar dhe zhvilluar kapacitetet për një turizëm gjithëvjetor në Shqipëri.
Shqipëria ka aplikuar më shumë gjatë këtyre viteve turizmin veror, me një kohëzgjatje 6-8 javë, prandaj turizmi dimëror duhet të shërbejë edhe për zgjatjen e sezonit turistik dhe tërheqjen e sa më shumë turistëve të huaj. Ndërsa turizmi aventurier, kulturor, nutrient dhe ai fetar janë risi që eksplorojnë potencialet e këtij sektori që ka vendi ynë, dhe që duhet të shëndërrohen në monosektorë që zhvillojnë industrinë e turizmit.
Një nga pasuritë më të mëdha që ka Shqipëria është natyra, prandaj potencialet që kemi në fushën e turizmit duhet të shfrytëzohen për të gjeneruar të ardhura dhe punësim. Shqipëria është një destinacion me potenciale të konsiderueshme për zhvillimin e turizmit malor, e favorizuar nga terreni dhe nga kushtet natyrore.foto2
Turizmi dimëror në vendin tonë ofron kontrastet e relievit alpin, ujëvarave, bimësisë së dendur, livadheve e sidomos ngjyrave, për të vazhduar më tej me shtëpitë karakteristike të zonës, gatimet tradicionale, të ndërthurura me mikpritjen, por edhe shumë aktivitete argëtuese, të cilat i bëjnë pushimet e gjithsecilit të paharrueshme dhe mbresëlënëse.
I pranishëm në ceremoninë e hapjes së panairit ishte edhe Zv/ministri i Turizmit Alfred Dalipi, i cili në fjalën e tij theksoi se “organizimi i këtij eventi ndërkombëtar është një ngjarje e rëndëshime ekonomike për vendin tonë, ku industria e turizmit prezanton projekte elitare për  projeksionet e së ardhmes bashkohore dhe të një zhvillimi modern . Është koha të ndërtojmë një aleancë të re mes të gjithë aktorëve dhe operatorëve privatë shqiptarë dhe të huaj për ta zhvilluar turizmin me një plan konkret.”
Monosektori multidimensional i turizmit , është konceptuar edhe si një vend-takimi ndërmjet operatorëve turistikë, njësive akomoduese dhe restoranteve të ngritura në zonat turistike, përfaqësuesve të projekteve të ndryshme që operojnë në këto zona si dhe federatave të sporteve dimërore dhe atyre malore.
Një hapësirë e veçantë në Panair i është kushtuar një forumi të tipit “Business to Business” (Biznesi për Biznesin), ku aktorët kryesorë të fushës do të zhvillojnë  diskutime dhe ndajnë  eksperiencat e tyre për promovimin e mëtejshëm të turizmit gjithëvjetor në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button