Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 11 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 99.09 ▲3.85%
ARI 4,700 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
₿ CRYPTO
BTC $81,510 ▲ +1.04% ETH $2,359 ▲ +1.52% XRP $1.4612 ▲ +3.29% SOL $96.0600 ▲ +3.35%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 99.09 ▲3.85 % ARI 4,700 ▼0.66 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 99.09 ▲3.85 % ARI 4,700 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
11 May 2026
Breaking
Opinion

Shqipëria e atyre që e shesin shtetin për të blerë vota!

Nga KIM MEHMETI

Se Kryeministri i Shqipërisë nuk ndjehet përgjegjës për asgjë dhe se popullin e sheh si një turmë që as kupton as dinë gjë, pra si një turmë që s’mundet pa të dhe e cila duhet të ndjehet me fat që i shërben atij, dihej edhe pa shpjegimin e tij për arsyet e rënies së euros.

Shpjegim që i shpalli dele të rëndomta të gjithë ekonomistët që nuk guxojnë t’i kundërvihen marrëzisë së tij, si dhe të gjithë neve që themi se monedhat perëndimore që derdhen rrugëve të Shqipërisë s’kanë si mos përfundojnë aty ku i çon dora e narkomafias – në gropën septike të lekut të pistë.

Se ky Kryeministër, Shqipërinë e ndjen si kopsht të vetin të cilin mund ta kanabizojë e ta mbjellë me çka t’ia dojë qejfi, nuk e dëshmon vetëm rrënimi i ‘Teatrit Kombëtarë’, e as kullat që kanë shfytyruar Tiranën, por edhe pamundësia që mëmëdheun ta rimarrin në duar pronarët e vetëm të tij –shqiptarët, duke mos e lënë në duart e ‘Rilindësve’, në duart e atyre që janë duke e shndërruar vendin në kazanë ku mafia ballkanike dhe ajo evropiane do i hedhë mbeturinat e veta.

Ka shumëçka që të çon të besosh se është e pamundur të ketë shqiptarë që ende nuk e kanë kuptuar se Kryeministri i sotëm i Shqipërisë nuk ndjehet rehat në lëkurën e shqiptarit dhe të vendit që drejton, gjë që atë e bënë të afërt me Beogradin a të largët me Prishtinën, por megjithatë ka diçka që atë e bënë më të sinqert se të gjithë ne që e kritikojmë: që në fillim ai hapur tregoi se do vihet në krye të aleancës së ‘qelbësirave’ dhe se ‘Rilindja’ e tij do jetë strehimore edhe për shumë hajdut e kriminelë që e ‘shesin’ shtetin për të blerë vota.

Pra ka mjaftueshëm të dhëna që të çojnë të besosh se shumica e shqiptarëve e kanë kuptuar se sa më shumë ‘pyllëzohet’ me kulla dhe ngjitet lartësive qiellore, aq më shumë Shqipëria shkëputet nga e vërteta e saj shqiptare dhe, sa më shumë ajo shfytyrohet me ngrehinat shumëkatëshe, aq më e thellë bëhet gropa e krimit ku ‘kalbet’ mëmëdheu ynë.

Por sidoqoftë, e çfarëdo që të themi për të, duhet pranuar se Kryeministri aktual i Shqipërisë ka arritur diçka të paimagjinueshme: shumë nga ne i bëri të mos jenë ‘mjaftueshëm’ shqiptarë, të turpërohen nga patriotizmi dhe atdhetaria si dhe, të mos u pengojë era e qelbur e plehut kriminal që ka mbuluar vendin, pleh që e ka bërë mëmëdheun të pabanueshëm për rininë shqiptare.

Pra, disa nga ne, ai i bëri të pandjeshëm ndaj fatit të Yllit tonë polar – Shqipërisë, si dhe, ndaj fatit ton kolektivë. E me çka, shumë nga ne, aq u verbëruam sa nuk a pamë se mëmëdheun tonë nuk janë duke e braktisur vetëm banorët e saj, por edhe guximi qytetar, edhe ndershmëria e krenaria kombëtare, se Shqipëria është katandisur udhës të bëhet atdhe i përshtatshëm vetëm për të ngjashmit me Kryeministrin e sotëm të saj – i të ‘pa brekëve’, i të ardhurve nga plazhet nudistë.

Po pra, dihet se Kryeministri i Shqipërisë, madhështinë e vet politike e ndërton duke e shikuar me përbuzje dhe me bisht të syrit vogëlsinë e çdo shqiptari që nuk pajtohet me të. Por ajo që nuk dihet ka të bëjë me ne që ende nuk e kemi kuptuar se ka ardhur koha kur nuk kemi pse merremi dhe pse i hidhërohemi Kryeministrit të Shqipërisë, por kur duhet t’ia japim një shkelmë bythëve vetvetes.

Pra ka ardhur koha kur duhet pranuar se nuk ka faj Kryeministri i Shqipërisë pse ne më shumë e duam hajdutin e partisë sonë se sa të ndershmin e partisë kundërshtare dhe pse lejojmë që çdo avdall opozitar që i ka vulat e partisë së përçarë në xhep, të shkojë e të kthehet nga krye partiak si të ishte drejtues i ndonjë shtëpie publike.

Siç nuk ka faj Kryeministri i sotëm i Shqipërisë pse gjithë ata alamet doktorë shkencash, profesorë e ekspertë, kanë lejuar që institucionet shkencore t’u ngjajnë kooperativave bujqësore, drejtuesit e të cilave do i përcaktojë shefi i ‘aleancës së qelbësirave’ – ai i ‘Rilindjes’.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.