Ekonomia

Shqipëria, e treta ndër destinacionet e 2015. Rama: Lajm i mirë për turizmin

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook njofton se Shqipëria renditet e treta ndër destinacionet kryesore për sezonin turistik veror 2015.

destinations-2015-4_5308045“Shqipëria cilësohet ‘Perla e re e Ballkanit’ dhe renditet e treta në 15 destinacionet kryesore për vitin 2015 nga revista prestigjoze franceze L’Express”, bën me dije Rama.

E, në fakt, shkrimi kushtuar destinacioneve turistike për këtë sezon veror, e përshkruan Shqipërinë me plazhe të bukura si në fqinjin tonë jugor, Greqi, vend me liqene dhe male si Zvicër, fshatra të futur në Listën e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO.

Duke theksuar se historia shqiptare është mjaft interesante, revista shton me tej se riviera e mrekullueshme, çmimet e favorshme, hotelet mikpritëse janë arsye shumë e mirë që turistët t’i drejtohen vendit tonë për të kaluar këtu pushimet e tyre.

Lista e destinacioneve për revistën, fillon me Polinezinë, Japoninë, e treta është Shqipëria, e cila ndiqet nga Irlanda, Spanja e vende të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button