Politika

Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për çeljen e negociatave, asnjë justifikim për ata që e pengojnë

“Nuk ka asnjë justifikim të mundshëm për eksportimin e konflikteve të brendshme dhe nxitjen e tyre në funksion të pengimit të vendimmarrjes për çeljen e negociatave dhe të krijimit të aleancave me forca që janë të vendosura kundër zgjerimit dhe kundër çdo hapi për avancimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera në këtë proces”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa paraqiti në Kuvend raportin për vitin 2018 lidhur me ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por, pavarësisht se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat për çeljen e negociatave, Rama tha se “ndikimi ynë është relativ”.

“Jemi në kushtet kur në Shqipëri ka forca që janë qartësisht të rreshtuara në funksion të integrimit dhe çeljes së negociatave për anëtarësim, por edhe kur nga brenda vendit i jepet forcave që janë kundër zgjerimit dhe që detyrimisht nuk e mirëpresin çeljen e negociatave, një ushqim kundër interesave të këtij vendi”, tha Rama.

Fatkeqësisht, theksoi Kryeministri, jemi sot nga pikëpamja e unitetit politik në raport me këtë objektiv kombëtar dhe jo partiak, më mbrapa se kemi qenë vitet të tëra në të shkuarën, kur pavarësisht sherreve dhe debateve që kanë shoqëruar zhvillimin e vendit, forcat politike kanë gjetur një pikë përputhshmërie duke qenë në funksion të këtij objektivi”.

Kryeministri siguroi se “ne do të vazhdojmë të këmbëngulim në ndërmarrjen dhe jetësimin e reformave, jo se na i kërkon Brukseli apo se do t’i bëjmë qejfin Gjermanisë apo Francës e vendeve të tjera, por sepse është e vetmja rrugë për të ndërtuar një shtet funksional, në parametrat e në vendi anëtar të BE-së”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button