🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,495 ▼1.22%
DOW 45,995 ▼1.23%
NASDAQ 21,468 ▼1.71%
NAFTA 112.19 ▲12.06%
ARI 4,621 ▼4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $65,833 ▼ -3.31% ETH $2,019 ▼ -4.47% XRP $1.2813 ▼ -4.91% SOL $76.9300 ▼ -6.86%
S&P 500 6,495 ▼1.22 % DOW 45,995 ▼1.23 % NASDAQ 21,468 ▼1.71 % NAFTA 112.19 ▲12.06 % ARI 4,621 ▼4 % S&P 500 6,495 ▼1.22 % DOW 45,995 ▼1.23 % NASDAQ 21,468 ▼1.71 % NAFTA 112.19 ▲12.06 % ARI 4,621 ▼4 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shqipëria largon 116 ton kimikate stok, të rrezikshme

Shqipëria ka dorëzuar për asgjësim jashtë vendi 116 tonë të kimikate stoqe të përbërë nga 47 lëndë të ndryshme kimike. Ato ishin depozituar në ambientet e grup-depove Qafë Mollë 2. E pranishme në ceremoninë e dorëzimit ishte edhe ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. Në fjalën e saj ministrja e Mbrojtjes Kodheli tha se ndikimi në popullsi shfaqet për shkak të rrezikut që këto mbetje të dëmshme paraqesin për mjedisin dhe njerëzit, si dhe për joshjen që ato ofrojnë për t’u përdorur si armë në duart e elementëve kriminalë.

“Po ashtu, mbetjet e dëmshme kimike janë evidentuar edhe si sfida që lidhen drejtpërdrejt me cilësinë e mjedisit dhe jetës së qytetarëve por edhe me detyrimin që vendi ynë të përmbushë standardet mjedisore të BE. Falë angazhimit dhe kontributit të OSBE-së dhe vendeve mike si Norvegjia, Austria, Gjermania, Turqia e Republika Çeke, sot do të fillojë largimi nga vendi ynë, dhe shpërbërja përfundimtare, i 116 tonë lëndëve kimike të rrezikshme. Projekti për asgjësimin e lëndëve të dëmshme kimike është hapi i parë i një procesi i cili do të vijojë deri në asgjësimin e gjithë mbetjeve të dëmshme të trashëguara nga e kaluara”, tha ajo.

Ministrja Kodheli në fund të fjalës së saj falënderoi edhe njëherë qeveritë e vendeve donatore për bujarinë e treguar për realizimin e projektit dhe angazhimin konstant në mbështetje të Shqipërisë. Gjithashtu ajo falënderoi FA për kontributin në evidentimin e stoqeve, grumbullimin, paketimin, ruajtjen dhe përfundimisht largimin e këtyre mbetjeve të rrezikshme kimike. Në kuadër të zbatimit të projektit me OSBE, shkatërrimi prej 116  tonë të kimikateve stoqe për t’u asgjësuar përfshin në fazën e parë procesin e ripaketimit, që është kryer nga strukturat e FA Shqiptare dhe kompania greke “POLYECO”, e kontraktuar nga OSBE dhe fazën e dytë që fillon sot, e cila përshin transportimin e këtyre kimikateve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për t’u asgjësuar në impiantet e asgjësimit në Greqi, Suedi dhe Portugali, sipas standardeve ndërkombëtare për asgjësimin e lëndëve të rrezikshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.