Ekonomia

Shqipëria me kostot më të ulta për orë pune në Europë, me vetëm 2.2 euro

Shqipëria ka kostot më të ulta për orë pune në të gjithë Europën. Sipas Eurostat, kostoja mesatare  për orë punë në Bashkimin Evropian është mesatarisht 24 euro, ndërsa më Shqipëri vetëm 2.2 euro.

Madje krahasimi i Eurostat vë në dukje se edhe në rajonin e Ballkanit kostoja e punës është sa dyfishi i Shqipërisë me 4.4 euro për orë pune.

Kostoja e punës në Ballkan ka mbetur e ulët në vitet e pas krizës si rrjedhojë e një logjike që kanë ndjekur vendet në drejtim të konsolidimit fiskal.

Në këto kushte vendet e Ballkanit dhe Shqipëria duhet të shfrytëzojnë këto kosto për të tërhequr më shumë investime dhe për ti bërë prodhimet e tyre më produktive.

Edhe pse pagat në rajonin e Ballkanit u rriten me ritme të shpejta vitet e para krizës mesatarja e tyre është shumë poshtë niveleve evropiane.

Në mesin e të gjitha problemeve strukturore të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, punësimi mund të konsiderohet si sfida kryesore për vitet e ardhshme. Gjatë dy dekadave të fundit, situata është përkeqësuar në mënyrë progresive.

grafik-per-punet

Raporti i punësimit të popullsisë ka rënë nga rreth 45% në 1991 në 38% në vitin 2013.

Hendeku i vendeve të Ballkanit me mesataren e vendeve të Eurozonës është 14%. Situata e punësimit është më e rëndë ndër të rinjtë, ku vetëm 17% për qind e tyre janë të punësuar, sipas Eurostat.

Situata është edhe më alarmante duke e ditur se pjesëmarrja e të rinjve në strukturën e popullsisë është shumë më e lartë në Ballkanin Perëndimor se në Europë.

Situata është veçanërisht e vështirë në Kosovë dhe Bosnjë, ku pavarësisht rritjes pozitive dhe relativisht të lartë të ekonomisë papunësia jep shenja të vogla rënieje. Megjithatë, në Serbi dhe Maqedoni ka një trend pozitiv në drejtim të uljes së papunësisë.

Në Serbi niveli i papunësisë është ulur nga 23.9% në 2012 në 17.9% në vitin 2015, Ndërsa në Maqedoni, ku trend pozitiv ka filluar në vitin 2005 dhe nuk u ndërpre nga kriza, ai zbriti nga 29% në vitin 2013 në 26.1% në vitin 2015.

Disa zhvillime pozitive edhe mund të vërehet në Kroaci dhe Mali i Zi që nga viti 2014 dhe në Shqipëri që nga viti 2015.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button