Shqipëria me monizëm në demokraci!?

14 maji 2023 vërtetoi katërcipërisht se Shqipëria është shtet monist edhe pse në gjykatë janë regjistruar 126 parti politike. Si është e mundur që një vend me kaq shumë parti si kosheret e bletëve të katandiset në monizëm?! Duket pak si kontradiktore ose thjesht budallallëk, po ja që është krejt e vërtetë. Rezultati i zgjedhjeve vendore në përballjen e socialistëve me demokratët 53 me 7 dëshmon që e majta nuk ka patur kundërshtar ose, më saktë, një kundërshtar që lëngon në shtrat. Po të kishte ndodhur në basketboll që skuadra pretenduese për titull të humbte kaq thellë, menjëherë pas ndeshjes trajneri i saj do të jepte dorëheqjen. Përndryshe, të nesërmen klubi me tifozët kishin për ta larguar me ceremoni. Po për politikanët tanë si humbja dhe dorëheqja nuk njihen dhe nuk pranohen. As Berisha dhe as Meta nuk i bien kësaj këmbane. Kapen fort pas akuzave se bandat i kanë vjedhur zgjedhjet. Pavarësisht nga ç’trumpetojnë ata, le të shikojmë shkaqet e kësaj disfate kaq të madhe dhe të rëndë të opozitës sonë:



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.