☁️
Tiranë 9°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 95.57 ▲0.12%
ARI 4,764 ▼2.7%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
₿ CRYPTO
BTC $70,142 ▼ -4.96% ETH $2,169 ▼ -6.34% XRP $1.4650 ▼ -3.49% SOL $89.7300 ▼ -4.54%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.57 ▲0.12 % ARI 4,764 ▼2.7 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.57 ▲0.12 % ARI 4,764 ▼2.7 %
EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761 EUR/USD 1.1492 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9083 EUR/ALL 96.0266 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4691 EUR/TRY 50.8329 EUR/JPY 183.35 EUR/CAD 1.5761
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria në mesin e 17 më të mirëve në Indeksin e Performancës së Infrastrukturës së Energjisë 2016

Në kuadër të trendeve të fundit dhe të tranzicionit që po ndërmerr energjia, Indeksi i Performancës së Infrastrukturës së Energjisë 2016 mundëson, përmes disa treguesve, vëzhgimin e progresit si dhe ofrimin e perspektivave të reja që sfidojnë ekonomi të ndryshme në botë.

Përpiluar nga Forumi Ekonomik Botëror, ky raport e rendit vendin tonë në top 20 shtetet më të mira botërore për nga infrastruktura e energjisë.
Shqipëria gjendet në vendet kryesore të listuara për nga pikët më të larta të këtij studimi, e renditur e 17-ta nga 125 ekonomi të ekzaminuara, duke lënë shumë pas vende të tjera të rajonit si Serbia, e 74-ta dhe Bosnja e Hercegovina, e 94-ta. Por, duket se krahasuar me një vit më parë, vendi ynë ka humbur 2 shkallë. Një ndër indikatorët e përmirësuar të vendit tonë është, sipas raportit, nxitja e gjenerimit të energjisë elektrike të dekarbonizuara, gjë që reflektohet në rezultatet mesatare të qëndrueshmërisë mjedisore.

Sipas raportit, tre vendet me performancën më të mirë janë: Zvicra, Norvegjia dhe Suedia. Tre të fundit janë: Jemeni, Libia, Bahreni.
Studimi është mbështetur në tregues si të dhënat e përgjithshme, ripërdorja, cilësia, mbulimi, përshtatja etj. ndërsa tre kapilarët kryesorë të marrë në konsideratë janë zhvillimi ekonomik, përshtatja e mjedisit dhe aksesi në energji.

Raporti i përpiluar nga Forumi Ekonomik Botëror, pavarësisht renditjes, jep disa sugjerime për shtetet e ekzaminuara, përfshirë edhe Shqipërinë:
– Pavarësisht përpjekjeve të konsiderueshme të politikave në mbarë botën, të progresit në përmirësimin e intensitetit të energjisë, ende një pjesë e tyre nuk kanë arritur zhvillimin e duhur.

– Kalimi në një sistem me më pak energji të karbonit intensiv po ndodh, por ngadalë – më shumë se një e treta e vendeve kanë një përqindje prej 10 % të burimeve jo-karbon në furnizimin e përgjithshëm i energjisë primare.

– Varësia nga importi është në rritje në shumë vende, megjithatë duket se kjo pikë po përmirësohet, përmes rritjes së diversitetit të furnizimit, me një mesatare prej 0.69 për këtë tregues

– Qasje në Energji (aksesi) mbetet një sfidë e rëndësishme për numrin e ekonomive më pak të avancuara.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.