☀️
Tiranë 22°C · Kthjellët 26 June 2026
S&P 500 7,357 ▼0.01%
DOW 51,921 ▲0.14%
NASDAQ 25,359 ▼0.46%
NAFTA 71.48 ▼0.61%
ARI 4,039 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $59,831 ▼ -1.91% ETH $1,568 ▼ -3.21% XRP $1.0429 ▼ -2.88% SOL $67.7000 ▼ -0.44%
S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 71.48 ▼0.61 % ARI 4,039 ▼0.21 % S&P 500 7,357 ▼0.01 % DOW 51,921 ▲0.14 % NASDAQ 25,359 ▼0.46 % NAFTA 71.48 ▼0.61 % ARI 4,039 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1353 EUR/GBP 0.8623 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 94.1781 EUR/MKD 61.6787 EUR/RSD 117.3349 EUR/TRY 52.8095 EUR/JPY 183.63 EUR/CAD 1.6152
26 Jun 2026
Breaking
Sporti

Shqipëria, një humbje e hidhur me Kilin

Shqipëria është përballur të premten me Kilin në të parën miqësore, nga 4 të tilla, që kuqezinjtë kanë programuar në rrugëtimin e përgatitjeve të tyre drejt fazës finale të Evropianit të verës, që do të mbahet në Gjermani. Trajneri Silvinjo i ka dhënë shansin fillimisht të rikthyerit Rei Manaj në majën e sulmit në formacionin e nisjes dhe është sulmuesi i Sivasporit që nuk reagon siç duhet në minutën e 10-të, kur Bajrami vjedh topin në zonën kundërshtare, pason për 27-vjeçarin, i cili nuk arrin të devijojë përballë portierit Bravo.

Loja në vijim do të jetë e hapur, me Kilin pak më të rrezikshëm në inkursionet e veta dhe, në minutën e 20-të, amerikanolatinët gjejnë rrugën e rrjetës, kur pas një topi në zonë, Vargas reagon shpejt dhe shënon. Kuqezinjtë protestojnë për prekje me dorë të topit nga Davila, por gjyqtari Paireto e cilëson golin të vlefshëm. 25 minutat e mbetura të pjesës së parë dhe minuta e vetme shtesë nuk sjellin  gola të tjerë dhe pjesa e parë do të mbyllet me epërsinë minimale të Kilit, ndërsa e dyta, që ka parë Shqipërinë ta nisë me të njëjtin formacion, ka të njëjtën tablo, me një lojë të hapur të të dyja skuadrave që kërkojnë golin që mund të ndryshonte shumëçka.

Gjysmëora e fundit do të sjellë ndryshime në formacionin e Silvinjos, që aktivizon fillimisht Laçin dhe Muçollin, e pastaj Brojën dhe Muçin. Broja shpërdoron një mundësi të mirë për të barazuar në minutën e 76-të, ndërsa debutimin kuqezi e bën 3 minuta më pas edhe Arbër Hoxha. Por skuadra e Silvinjos duket se është zhbalancuar, pasi Kili do të gjejë edhe dy gola të tjerë, me Boladosin 6 minuta para fundit të kohës së rregullt dhe Davilës në minutën e dytë shtesë, duke i shkaktuar kështu Shqipërisë humbjen e dytë nën drejtimin e trajnerit brazilian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.