🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 18 May 2026
S&P 500 7,372 ▼0.49%
DOW 49,424 ▼0.21%
NASDAQ 25,998 ▼0.87%
NAFTA 102.81 ▲1.77%
ARI 4,541 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
₿ CRYPTO
BTC $76,080 ▼ -2.45% ETH $2,097 ▼ -3.96% XRP $1.3702 ▼ -3.03% SOL $83.6900 ▼ -3.04%
S&P 500 7,372 ▼0.49 % DOW 49,424 ▼0.21 % NASDAQ 25,998 ▼0.87 % NAFTA 102.81 ▲1.77 % ARI 4,541 ▼0.45 % S&P 500 7,372 ▼0.49 % DOW 49,424 ▼0.21 % NASDAQ 25,998 ▼0.87 % NAFTA 102.81 ▲1.77 % ARI 4,541 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980 EUR/USD 1.1620 EUR/GBP 0.8722 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 95.5111 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 52.9328 EUR/JPY 184.48 EUR/CAD 1.5980
18 May 2026
Breaking
Bota

Shteti Islamik merr përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës në Moskë

Agjencia më e lartë ruse e sigurisë, Shërbimi Federal i Sigurisë tha se të paktën 40 vetë u vranë dhe mbi 145 të tjerë u plagosën në një sulm nga persona të armatosur të premten në një sallë koncertesh në Moskë. Salla e koncerteve është djegur gjatë sulmit nga disa persona të armatosur. Shteti Islamik përmes një postimi në platformën Telegram mori pëgjegjësinë për sulmin. Më herët zyrtarët rusë thanë se incidenti po hetohej si sulm terrorist, një nga më vdekjeprurësi në Rusi në shumë vite.

Shtetet e Bashkuara kanë informacione zbulimi që konfirmojnë marrjen e përgjegjësisë nga Shteti Islamik për sulmin vdekjeprurëse në Moskë, tha të premten një zyrtar amerikan.

Zyrtari tha se Shtetet e Bashkuara e kishin paralajmëruar Rusinë në javët e fundit për mundësinë e një sulmi.

“Ne i paralajmëruam rusët në mënyrë të duhur”, tha zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, pa dhënë asnjë detaj shtesë.

Autoritetet ruse thanë se persona të armatosur hynë në sallën e koncerteve “Crocus City Hall” afër Moskës dhe qëlluan me armë automatike në drejtim të turmës, që po ndiqte koncertin e grupit muzikor “Picnic”. Më pas ata hodhën eksplozivë brenda ndërtesës, duke shkaktuar një zjarr të madh.

Mykhailo Podolyak, këshilltar i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi përfshirjen e Kievit në sulmin ndaj sallës së koncertit në Moskë.

“Ukraina kurrë nuk ka përdorur metoda terroriste. Gjithçka në këtë luftë do të vendoset vetëm në fushën e betejës”, tha ai përmes një postim në platformën X.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby tha të premten se ai nuk mund të fliste mbi detaljet e sulmit, por theksoi se “imazhet nga sulmi janë të tmerrshme dhe të vështira për t’u parë”.

“Mendimet tona janë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm me armë”, tha zoti Kirby.

Sulmi vjen disa ditë pasi Presidenti Vladimir Putin çimentoi kontrollin e tij në vend, duke orkestruar një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale në Rusi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.