Ekonomia

Shqipëria, një nga pesë vendet e Europës Lindore me ekonomi të suksesshme

New York Times: Pse dështoi tranzicioni? Analiza e krizës ekonomike në lindjen ish-komuniste.

nyt-newspaper-new-york-times-newspaper-nyt-paper-new-york-times-paper2-o-594x357_1Shqipëria renditet nga gazeta “New York Times” si një nga pesë vendet me ekonomi të suksesshme të Europës Lindore. Në artikullin e djeshëm të analistit Davide Brooks, pasi bëhet një panoramë e zymtë e ecurisë ekonomike të vendeve ish-komuniste, Shqipëria përmendet si një “ekonomi kapitaliste e suksesshme”. “Së fundi, ka edhe kombe të suksesshme që ruajnë ritmin e ecjes. Ky grup përfshin Poloninë, Azerbajxhanin dhe Kazakistanin. Por, nëse një pjesë e këtyre kombeve janë në rritje thjesht sepse ato kanë naftë, ose diçka tjetër të vlefshme që nxirret nga nëntoka, janë vetëm pesë vende që kanë dalë si ekonomi të suksesshme kapitaliste: Shqipëria, Polonia, Bjellorusia, Armenia dhe Estonia”, shkruan Brooks. Autori thekson se vetëm 10% e popullsisë së Europës Lindore jeton në vende që kanë pasur sukses në tranzicionin drejt kapitalizmit, 90% jetojnë në tranzicione të dështuara të një lloji ose një tjetër. Është fakt tashmë se kjo politikë fut në krizë vende si Hungaria dhe Rusia dhe do të përcaktojë edhe shekullin 21. Pse disa vende kanë sukses, ndërsa të tjerët kanë dështuar? Së pari, sipas autorit, udhëheqësit në disa vende thjesht kanë bërë vendime më të mira politike. Shumica e këtyre vendeve kanë miratuar reforma ekonomike dhe kanë privatizuar kompanitë shtetërore. Disa vende si Estonia dhe Polonia kanë bërë reforma radikale dhe po ecin shpejt, ndërsa të tjerët u përpoqën t’i bëjnë ato gradualisht, ose nuk arritën t’i bëjnë. Grupi i reformave të shpejta dhe radikale pati një rënie pak më të madhe të prodhimit për momentin, por shumë më tepër begati të siguruar në mënyrë afatgjatë. Shumë këshilltarë perëndimorë u përqendruan në reformat kushtetuese dhe krijimin e tregjeve të aksioneve. Por Larry Lawson, një ekonomist i cili ka punuar me polakët dhe ukrainasit, vë në dukje se këtyre vendeve u mungonin institucionet e duhura ekonomike. Para se ju të keni një treg të aksioneve, për shembull, ju duhet të keni të dhëna në dispozicion të publikut në lidhje me kompanitë, të dhënat e kreditit dhe sistemet e kontabilitetit, thekson autori. Më tej autori thekson se ekonomia duhet të ketë pastërti morale, vlera të cilat komunizmi i ka shkatërruar. Progresi i vendeve ish-komuniste, shkruan autori në fund të analizës, nuk është i garantuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button