Ekonomia

Shqipëria prezantohet në Panairin World Trade Market në Londër

Shqipëria mbylli dje prezantimin në një ndër Panairet më të rëndësishëm Ndërkombëtare të Turizmit në botë, World Trade Market (WTM) 2015, i cili u zhvillua në Londër nga data 2-5 Nëntor.

Gjatë 4 ditëve të Panairit ,Shqipëria u prezantua si një destinacion turistik me potenciale të mëdha ku mund të vizitohet përgjatë gjithë vitit.

Interesimi i sivjetshëm nga ana e vizitorëve profesionale dhe medias ndërkombëtare për Shqipërinë ka qenë befasues, ku një numër i konsiderueshëm kompanish të mëdha udhëtimesh kanë shprehur interes konkret për të përfshirë vendin tonë në paketat e tyre turistike.

12196184_568083033357154_2585244394673887170_nNdërkohë, për t’u vlerësuar është gjithashtu fakti i një serie artikujsh pozitiv nga ana e medias angleze, e cila gjithmonë e më tepër po shkruan vazhdimisht për Shqipërinë si një destinacion që duhet vizituar patjetër.

Nën organizimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) dhe me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes në Londër paraqitën ofertat e tyre edhe 12 subjekte private ( tur operatore dhe agjenci turistike) ku përmenden.

1-Key Tours International
2-ATHS-DMC
3- Intours Albania
4-In Holiday
5-Albania Holidays
6-Sondor Travel
7-Europa Travel & Tours
8- Past & Present Journeys
9- Albtours d
10-London Travel
11-Albani Trip Travel Services
12-Incoming Albania

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button