Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,266 ▼ -3.42% ETH $1,991 ▼ -3.06% XRP $1.3271 ▼ -2.61% SOL $82.6200 ▼ -4.13%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria, sa pak femra në biznes!

Pak vite më parë, përballë me intervistuesin, Sonila, 24 vjeçe, u vu në vështirësi kur ai e pyeti për statusin e saj civil. Të jesh e martuar, me fëmijë apo edhe në një lidhje, për intervistuesin  përbënte  pengesë  në performancën e saj në punë. 56% e punëkërkuesve femra në Shqipëri janë të dekurajuara që të kërkojnë një punë, sipas raportit më të fundit mbi hendekun gjinor.

Sipas raportit të Hendekut Global Gjinor nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj me 8 vende krahasuar me një vit më parë, duke u listuar 62-a nga 144 vende të cilat janë marrë në konsideratë. Por, renditja vijon të jetë  më keq se në 2006-ën kur Shqipëria renditej në venin e 61.

Ky indeks mbështet në katër shtylla bazë, në pjesëmarrjen në ekonomi dhe mundësit, nivelin arsimor, shëndetin dhe pushtetin në politikë, ku në këtë të fundit ka renditjen më të mirë, e 53-a në botë.

Ndërsa për sa i përket shëndetit, gratë shqiptare kanë shëndetin më të dobët jo vetëm nga rajoni, por edhe në botë, duke u renditur të tretat nga fundi. Kjo kategori tregon për diferencat që kanë gratë dhe burrat në shëndet për sa i përket sëmundjeve kardiovaskulare, kancerit, diabetit, sëmundjeve respiratore, HIV/AIDS,  vetëvrasjeve dhe kequshqyerjes.

Krahasuar me vitet ’90, ku pjesëmarrja e grave në forcën punëtore ishte rreth 53%. Sot ky tregues përllogaritet rreth 55.1%, sipas të dhënave të INSTAT.

Renditemi të 73-at në botë për sa i përket pjesëmarrjes në ekonomi.

Po sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror, bizneset me pronare femra përbëjnë rreth 12.5% të totalit. Ndërsa firmat që drejtueset (menaxheret e larta) i kanë femra janë vetëm  11.7% e totalit.  Në Europë, 1 nga 3 gra ka pozicion drejtues.

Krahasuar me rajonin renditemi të dytët, 14 vende pas Serbisë.

Sipas INSTAT, në vitin 2015 ndërmarrjet e administruara ose drejtuara nga femrat zënë 31,3 % të ndërmarrjeve aktive gjithsej. Përqendrimi më i lartë i femrave si administratore ose drejtuese është në aktivitetin tregtar, me 36,5 %.

Qarku i Tiranës ka edhe përqendrimin më të madh, 47,5 % të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat, ndërsa përqindja më e ulët,  5,6 % është në qarkun  e Kukësit.

Ndërmarrjet e drejtuara nga femrat janë kryesisht ndërmarrje me 1-4 të punësuar të cilat zënë 93% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat. Femrat drejtojnë 20.4 %  të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar.

Sipas formës ligjore, pesha më e madhe e femrave pronare/administratore është tek personat fizikë (me gati 40% të totalit), që shpjegohet kryesisht me faktin se ato janë të vetëpunësuara në sektorin e tregtisë e shërbimeve.

Një tjetër kategori ku ka shumë femra në drejtim është ai i organizatave jo fitimprurëse, me gati 36%. Përqindja më e ulët është tek shoqëritë aksionere me 16% dhe shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar me 18.4%, çka tregon qartë nivelin e ulët të femra drejtuese e pronare tek kompanitë e mëdha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.