☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.11 ▼1.45%
ARI 4,424 ▲1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,889 ▼ -2.76% ETH $2,069 ▼ -3.67% XRP $1.3697 ▼ -2.32% SOL $86.5800 ▼ -4.7%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.11 ▼1.45 % ARI 4,424 ▲1.09 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.11 ▼1.45 % ARI 4,424 ▲1.09 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria shpenzon për mbrojtjen sociale 3 herë më pak se BE

Shtresat e brishta, të tilla si pensionistët, të papunët dhe invalidët trajtohen financiarisht nga shteti tre herë më pak se mesatarja e BE.

Sipas Eurostat, shpenzimet për mbrojtjen sociale në BE ishin më 2014  sa 28.7 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të BE. Ndërsa Shqipëria për të njëjtin vit i ka patur këto shpenzime vetëm 9.5 për qind të PBB-së ose 132 miliardë leke, sipas të dhënave zyrtare.

Në BE shpenzimet publike për pensionet e pleqërisë zënë 46 për qind të PBB, në Shqipëri shpenzimet për pensionet e pleqërisë janë mbi 80 për qind të fondit të mbrojtjes sociales. Ndërsa në BE fondet për familjet me fëmijë zëne 8.5% e të shpenzimeve të mbrojtjes socialë në Shqipëri ky zë nuk ekziston fare. Gjithashtu Shqipëria në raport me PBB shpenzon shumë herë më pak për pagesën e papunësisë dhe ndihmën sociale.

Në vitin 2014, dy burimet kryesore të financimit të mbrojtjes sociale në nivel të BE-së ishin kontributet e qeverisjes së përgjithshme nga taksat, që përbëjnë 40% të totalit të të ardhurave, dhe kontributet sociale në 54%.

Megjithatë edhe më mes të BE ka pabarazi të mëdha përsa i përket trajtimit financiar të shtresave të brishta. Në vendet e Europës Qendrore, Francë, Danimarkë, Finlandë, Holandë, Belgjikë,  Austri këto shpenzime zënë 30 për qind të PBB, ndërsa ish vende të lindjes, Letoni, Lituania, Sllovakia, Hungaria shpenzojnë rreth 25-20 për qind të PBB-së.

Shpenzimet më të larta të mbrojtjes sociale për frymë janë regjistruar në Danimarkë, Holandë dhe Austri në rreth 35% në 40% mbi mesataren e BE-së, e ndjekur nga Gjermania dhe Franca me rreth 30% mbi mesataren, si dhe Belgjika, Finlanda dhe Suedia në rreth 20% më lart. Shpenzimet më të ulëta për banorë janë regjistruar në Rumani në më shumë se 70% nën mesataren e BE-së, e ndjekur nga Bullgaria dhe Letonia (në mes 65% dhe 70% nën mesataren).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.