🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 98.13 ▲1.73%
ARI 3,908 ▼1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,808 ▼ -1.82% ETH $2,262 ▼ -1.42% XRP $1.2531 ▲ +0.01% SOL $92.1700 ▼ -2.57%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.13 ▲1.73 % ARI 3,908 ▼1.55 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 98.13 ▲1.73 % ARI 3,908 ▼1.55 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Sporti

Shqipëria U-15 triumfon sërish ndaj Maqedonisë së Veriut, fiton 2-0 në Ohër

Kombëtarja U-15 regjistroi një tjetër fitore ndaj Maqedonisë së Veriut, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në takimin e dytë miqësor të zhvilluar mesditën e sotme në Ohër.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Gent Mahmuti zhvilloi një paraqitje shumë pozitive, duke kontrolluar lojën dhe duke konkretizuar epërsinë në pjesën e dytë. Autorët e golave për kuqezinjtë ishin Albion Qorraj dhe Santjago Perkola.

Trajneri Mahmuti e nisi ndeshjen me këtë formacion: Romeo Hazizaj, Dejvis Mesiti, Denian Avdylaj, Elez Elqeni, Enea Taci, Adrian Sina, Albion Qorraj, Samuel Prendi, Besardo Ndoj, Kledi Dida dhe Elio Tavani.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve për të gjetur golin e avantazhit. Në fraksionin e dytë, Shqipëria arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 60-të me Albion Qorrajn, ndërsa dhjetë minuta më vonë Santjago Perkola realizoi golin e dytë, duke vulosur fitoren 2-0.

Edhe ndeshja e parë mes dy përfaqësueseve, e zhvilluar dy ditë më parë në Korçë, është mbyllur me triumfin 4-1 për kuqezinjtë. Këto dy takime miqësore shërbyen si një mundësi e rëndësishme për stafin teknik të Kombëtares U-15 për të vlerësuar nga afër futbollistët e rinj dhe për t’u ofruar atyre eksperiencë ndërkombëtare në kuadër të procesit të zhvillimit dhe promovimit të talenteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.