🌤️
Tiranë 34°C · Kryesisht kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,012 ▲ +0.46% ETH $1,720 ▼ -0.46% XRP $1.1407 ▼ -0.62% SOL $72.9700 ▲ +1.59%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Opinion

Shqipëria vazhdon të sillet si një vend që ende nuk ka kaluar nga fisi tek qyteti

Nga Ilir Demalia

Protesta e flamingove nuk është protestë. Është performancë kolektive e një shoqërie që ka humbur kuptimin e revoltës dhe tani proteston si konsum kulturor, si selfie morale, si ritual provincial me filtra instagrami dhe qeleshe folklorike mbi një zbrazëti totale qytetare.

Në një vend normal, flamingoja do ishte simbol ekologjik, estetik, një metaforë për ekuilibrin e brishtë mes natyrës dhe barbarisë urbane. Në Shqipëri gjithçka degradohet në folklor militant. Edhe flamingoja. Edhe protesta. Edhe revolta. Sepse këtu çdo gjë që prek turma kthehet në daulle, flamur dhe ulërimë fisi.

Dhe ja ku jemi sërish: njerëz që nuk lexojnë, nuk artikulojnë, nuk ndërtojnë mendim kritik, por bërtasin. Gjithmonë bërtasin. Sot për flamingot, nesër për një parti tjetër, pasnesër për një lider tjetër provincial me kostum europian dhe mendësi pazarxhiu oriental. Kjo është tragjedia shqiptare: mungesa absolute e elitës civilizuese që ta transformojë revoltën në vetëdije.

Sepse protestat nuk ndryshojnë shoqëri kur shoqëria vetë mbetet e pandryshuar në instinktet e saj më primitive. Nuk ndryon asgjë kur gjuha publike është gjuhë urrejtjeje, kur artikulimi është histeri, kur estetika kolektive endet mes folklorit banal dhe propagandës televizive. Shqipëria vazhdon të sillet si një vend që ende nuk ka kaluar nga fisi tek qyteti.

Dhe qeveria këtë e di shumë mirë.

Qeveria nuk ka frikë nga protesta e flamingove. Përkundrazi. E pret me qetësi cinike. Sepse sistemi shqiptar është ndërtuar pikërisht mbi këtë model shpërthimi emocional pa strukturë, pa elitë, pa memorie historike dhe pa organizim qytetar real. Do të lejojnë pak zhurmë, pak tension televiziv, ndonjë deklaratë morale për kamerat, ndoshta edhe ndonjë polic që shtyn turmën sa për spektakël demokratik, dhe pastaj gjithçka do të tretet si çdo herë në lodhjen kolektive shqiptare.

Sepse regjimi shqiptar nuk mbahet nga forca. Kjo është keqkuptimi më i madh. Ai mbahet nga provincializmi kulturor i vetë shoqërisë. Nga dëshira e turmës për t’u identifikuar me flamurin dhe jo me idenë. Nga urrejtja ndaj mendimit kritik. Nga triumfi i vulgaritetit mbi qytetarinë.

Në vitet ’90 ekzistonte të paktën iluzioni i një etike rebelimi. Një brez që kishte lexuar fshehurazi, që dëgjonte Pink Floyd, Beatles, Doors, që e lidhte lirinë me kulturën. Sot revolta vjen nga TikTok-u dhe financohet emocionalisht nga algoritmi. Nuk kemi më kundërkulturë. Kemi vetëm shpërthime impulsive pa kujtesë dhe pa projekt.

Prandaj protesta e flamingove do të ndjekë fatin e çdo proteste shqiptare: do të nisë me entuziazëm emocional, do të degradojë në folklor politik, do të përçahet nga militantët dhe sherbëtorët mediatikë, dhe në fund sistemi do ta përthithë si çdo gjë tjetër.

Sepse Shqipëria nuk prodhon revolucion qytetar. Prodhon cikle histerie kolektive që përfundojnë gjithmonë duke ushqyer të njëjtin mekanizëm pushteti.

Haxhiqamilizmi nuk ka vdekur. Vetëm ka ndërruar kostum, ka hapur profil në rrjete sociale dhe valëvit flamurin europian mbi të njëjtën errësirë mendore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.