☁️
Tiranë 13°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,379 ▲0.16%
DOW 45,431 ▲0.58%
NASDAQ 20,930 ▼0.09%
NAFTA 102.91 ▲3.28%
ARI 4,572 ▲1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,343 ▲ +1.19% ETH $2,063 ▲ +3.23% XRP $1.3398 ▲ +1.03% SOL $84.0800 ▲ +2.84%
S&P 500 6,379 ▲0.16 % DOW 45,431 ▲0.58 % NASDAQ 20,930 ▼0.09 % NAFTA 102.91 ▲3.28 % ARI 4,572 ▲1.05 % S&P 500 6,379 ▲0.16 % DOW 45,431 ▲0.58 % NASDAQ 20,930 ▼0.09 % NAFTA 102.91 ▲3.28 % ARI 4,572 ▲1.05 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Politika

Shqipëria, vend eksportues i energjisë falë terminalit të lundrueshëm në Vlorë

Vizita e ish-Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo me rastin e 100- vjetorit të marrëdhënieve midis SHBA-së dhe Shqipërisë është gërshetuar dje edhe me një moment të rëndësishëm për zhvillimet energjetike në vend.

Mëngjesin e djeshem u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit mes kompanive Linden Energy, Overgas dhe Albgaz Sh.a , mbi hulumtimin e mundësive për bashkëpunim sa i takon diversifikimit të burimeve të furnizimit me gaz natyror, çka hap siparin e kthimit të terminalit të LNG Vlorë në një projekt ndryshimi rajonal.

Ky memorandum dëshmon për interesin e shtuar të partnerëve dhe aleatëve strategjikë karshi projekteve ambicioze të konceptuara nga qeveria shqiptare, që jo vetëm do i krijojnë mundësitë vendit për të garantuar sigurinë energjetike, por do ta kthejnë Shqipërinë në një hub të rëndësishëm e kontributor rajonal.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e pranishme gjatë nënshkrimit të memorandumit tha se Shqipëria kthehet në një vend eksportues falë terminalit të lundrueshëm që do të ngrihet në Vlorë

“E nderuar për mbështetjen që kemi marrë nga fillimi për projektin tashmë rajonal të gazit të lëngshëm i cili do të ofrojë siguri energjetike duke e kthyer vendin tonë në një pikë të rëndësishme për të gjithë rajonin”, deklaroi Balluku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.