Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 20 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,490 ▲ +0.7% ETH $2,147 ▲ +0.51% XRP $1.4443 ▼ -0.16% SOL $89.9100 ▲ +1.25%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shqipëria, vendi ku njerëzit me paga të larta tatohen më shumë së në gjithë rajonin

Nëse je i talentuar, i mirëarsimuar dhe si rrjedhojë arrin të gjesh një punë me një pagë të mirë, në Shqipëri taksohesh dyfishi në krahasim me të gjithë vendet e rajonit.
Ndërsa Banka Botërore ka vënë në dukje se bizneset në Shqipëri kanë normat e taksave më të larta në rajon, së bashku me ato të Serbisë, një matricë e Këshillit të Investimeve “zbulon” se Shqipëria mban rekord dhe për taksimin e individëve, sidomos atyre me paga të larta.

Norma progresive prej 23%, për pagat mbi 130 mijë lekë (rreth 930 euro) është unike në gjithë rajonin, që i taton të ardhurat nga paga mesatarisht me 9-11%. Për krahasim, Mali i Zi, që paga të larta kategorizon ato mbi 720 euro neto, i taton me 11%, nga 9% që tatohen pagat nën këtë nivel.
Edhe Serbia, që i ka taksat mbi biznesin të larta dhe të krahasueshme me ne, të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi i taton me 10%. Serbia taton të ardhurat nga copyright dhe të ardhurat nga qiraja 20%; të ardhurat nga kapitali 15% duke përjashtuar nga taksimi shitjen e aseteve që ishin në pronësi të shitësit për më shumë se 10 vjet.

Në Maqedoni, tatimi mbi të ardhurat personale është i sheshtë prej 10%.
Në Mal të Zi, tatimi mbi të ardhurat është 9% dhe rritet në 11% për të ardhurat prej më shumë se 720 Euro neto/muaj nga punësimi. Në këtë shtet, pagat për punonjësit Start up (përveç për sektorët e bujqësisë, peshkimit, transportit, ndërtimit të anijeve) janë subjekt i përjashtimit nga taksimi për 8 vjet, deri në një shumë totale prej 200,000 euro.

Kosova ka tatimin mbi pagën më të ulëtin në rajon, progresiv nga zero në 10 (0%/4%, 8%, /10%).
Në Bosnjë Hercegovinë, tatimi mbi të ardhurat është fiks, 10%.

 

 

TABELA Tatimi mbi të ardhurat personale, krahasimi i vendeve të Rajonit
Shqipëria 0, 13%, 23%
Maqedonia 10%
Serbia Të ardhurat nga punësimi dhe të ardhurat nga biznesi 10%; të ardhurat nga copyright dhe të ardhurat nga qiraja 20%; të ardhurat nga kapitali 15% duke përjashtuar nga taksimi shitjen e aseteve që ishin në pronësi të shitësit për më shumë se 10 vjet.
Mali i Zi 9%
Taksim në 11% për të ardhurat prej më shumë se 720 Euro neto/muaj nga punësimi
Pagat për punonjësit Start up (përveç për sektorët e bujqësisë, peshkimit, transportit, ndërtimit të anijeve) janë subjekt i përjashtimit nga taksimi për 8 vjet, deri në një shumë totale prej 200,000 euro.
Kosova Progresive 0%/4%, 8%, /10%
Bosnjë dhe Hercegovina 10%
Burimi: Këshilli i Investimeve

 

 

Tatimi mbi të Ardhurat Personale nga paga në Shqipëri është si më poshtë:
E ardhura e tatueshme Përqindje
(në lekë/muaj)
Nga  Deri në (përfshirë)
0 30 000 zero për qind
30 001 130 000 + 13 për qind të shumës mbi 30 000 lekë
130 001 Më tepër 13 000 lekë + 23 për qind të shumës mbi
130 000 lekë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.