Opinion

Shqiptarët ia bëjnë gropën vetë njëri-tjetrit

Mentor Kikia
Mentor Kikia

Një burrë, nga një fshat(i thëncin) i thellë i zonës së Krrabës në Tiranë, është sot në burg. Ai kishte ndërtuar një dhomë shtesë në shtëpinë ekzistuese, ose më saktë tre faqe muri, pasi e katërta ishte shtëpia e vjetër, kur një ditë ia kishte mbërritur një grup policësh(duke thënë mesaduket se kush dreqin qe ai që mori në telefon). Mrekulli, kështu funksionon shteti!


Në fakt ai kishte ndërtuar tre mure në një zonë ku nuk ka e nuk ka për të patur kurrë studim urbanistik, pasi banon në një fshat ku janë tri shtëpi në një kodër e tri në një breg dhe as prish e as ndreq urbanistikë aty. Policët e kishin parë se ku po ndërtonte, apo çfarë kishte ndërtuar ai, cfarë shtëpie dhe katandie kishte dhe kishin bërë të ikin, duke rënë “dakord” se ai ishte ndërtim i vjetër. Por “komisariati dixhital”, që kishte qenë djali i xhaxhait, dhe që nuk kishte shtëpi për vete, nuk kishte duruar dhe e kishte dekonspiruar veten: “Po nuk e arrestuat, unë do njoftoj drejtorinë e policisë. Ai e ka bërë tani atë murin”. Dhe kështu ai ditëziu është burg sot, adresa: Burgu i ri, Bradashesh, Elbasan.Kjo histori e para 10 ditëve më kujtoi një tjetër, të para nja 33 vjetëve, kur isha nxënës dhe në shkollën e fshatit na njoftuan në mënyrë ceremoniale se ishte zbuluar një armik në fshat. Jaupi, cobani i fshatit, kishte thënë se tani që i hoqën bagëtitë fashatarëve, ata do të ngordhin. Njëri nga ata që do të ngordhte i pari(pasi kishte 6 fëmijë), e kishte dëgjuar dhe kishte nxituar të raportojë tek sekretari i partisë dhe Jaupi doli para gjyqit. Gjykatësi kishte qëlluar burrë i mirë e kishte tentuar ta mbrojë “armikun”, duke thënë se nuk do ta ketë patur tamam kështu atë që ka thënë. Por “komisariati dixhital”, kishte dalë sërish në skenë, e kishte thënë; po po ashtu e tha, e dëgjova mirë unë. Po mirë, mo , tha cobani, ti a ka c’të hashë tani në shtëpi? Nuk kam – kishte thënë “komisariati”, por ti je armik. E kështu i bëri nja 7 vjet burg çobani.


Tani unë nuk besoj se gjëmën në komunizëm na e bëri Enveri, sic themi ne rëndom. Ai thjeshtë ndërtoi grirësen e mishit, por ishin njerëzit vetë që hidhin njëri-tjetrit brenda saj. Jo se donin shtetin, por nga ligësia e shpirtit.


Shteti pa bashkëpunimin e qytetarëve nuk funksionon. Por pjesa dërrmuese e denoncimeve janë fqinji për fqinjin e kushuriri për kushuririn, që po lyen shtëpinë apo po ndërron derën. Unë nuk besoj se shumica e atyre që telefonojnë duan shtetin, por sërish është ligësia e brendshme. Ndërsa shteti bën të njëtin gabim, fut në brug atë që ndërton një strehë në mes të pyllit, 5 km nga rruga më e afërt, dhe nuk fut atë që ndërton në buzë të detit. Shteti duhet të dijë të dallojë “komisariatin dixhital” që mbështet shtetin nga “ligësia dixhitale” që feston jo kur pjell lopa e tij, por kur i ngordh lopa komshiut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button