Shtatë shtetas të Bangladeshit gjenden në dy taksi, shpallet në kërkim një shtetas i Maqedonisë së Veriut
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një shtetas të Maqedonisë së Veriut, të dyshuar për kontrabandë me migrantë; rasti lidhet me 7 shtetas të Bangladeshit të hasur në dy vetura taksi të një kompanie vendore.
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për përfshirje në kontrabandë me migrantë, siç njofton KosovaPress.
Sipas raportit të Policisë, rasti lidhet me 7 shtetas të Bangladeshit, të cilët ishin hasur në 2 vetura taksi të një kompanie vendore. Pas hetimeve, Policia ka identifikuar një mashkull shtetas të Maqedonisë së Veriut si të dyshuar për përfshirje në këtë rast.
“Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin ku ishin hasur shtatë persona meshkuj shtetas të Bangladeshit, në dy vetura taksi të një kompanie vendore, është identifikuar një mashkull shtetas i Maqedonisë së Veriut si i dyshuar i përfshirë në rast. Rasti është iniciuar si ‘Kontrabandë me migrantë’ dhe i dyshuari është shpallur në kërkim të policisë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, të cilin e përcjell KosovaPress.
Foto ilustruese (Wikimedia Commons, domain publik)



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.