☁️
Tiranë 16°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 100.71 ▲1.07%
ARI 4,604 ▲1.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,830 ▲ +1.57% ETH $2,073 ▲ +3.63% XRP $1.3538 ▲ +1.47% SOL $84.3800 ▲ +2.53%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.71 ▲1.07 % ARI 4,604 ▲1.75 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 100.71 ▲1.07 % ARI 4,604 ▲1.75 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

“Shtëpi bari” në Malësi të Madhe, arrestohet pronarja, shpallet në kërkim bashkëshorti dhe kunati

Autoritetet në kuadër të finalizimit të fazës 10-të të operacionit policor të koduar “Qarku”, kanë zbuluar një “shtëpi bari” në Malësi të madhe.

Uniformat blu bëjnë me dije se magazina ishte përshtatur në mënyrë të tillë që të kultivohej kanabis dhe gjatë kontrollit u gjetën 90 bimë kanabis.

Nga operacioni i Policisë, u arrestua pronarja e magazinës 54-vjeçarja File Vuksani. Ndërkohë që në kërkim u shpallën, bashkëshorti i saj Ujk Vuksani si dhe vëllai i tij Gjovalin Vuksani.

Njoftimi i plotë:

Malësi e Madhe/Finalizohet faza e 10-të e operacionit policor të koduar “Qarku”.

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura.

Kishin përshtatur ambientet e një magazine, për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, vihet në pranga 1 shtetase (pronarja e magazinës), procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase tjetër (për shkak të gjendjes shëndetësore).

Shpallen në kërkim bashkëshortët e tyre (vëllezër), të 2 bashkëpunëtorë në këtë veprimtari kriminale.

Procedohen edhe 4 punonjës të OSHEE Malësi e Madhe, për shpërdorim detyre.

Sekuestrohen 90 bimë narkotike kanabis të kultivuara në vazo dhe pajisje të ndryshme elektrike.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, të DVP Shkodër, mbështetur dhe në inteligjencën informative, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e 10-të të operacionit policor të koduar “Qarku”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetases F. V., 54 vjeçe, banuese në fshatin Jeran, Malësi e Madhe, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të gjendjes shëndetësore, për shtetasen M. V., 43 vjeçe, banuese në fshatin Jeran.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasi U. V., 61 vjeç (bashkëshorti i shtetases F. V.) dhe vëllai i tij, shtetasi Gj. V., 56 vjeç (bashkëshorti i shtetases M. V.), të dy banues në fshatin Jeran, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Këta 4 shtetas dyshohet se kanë bashkëpunuar më njëri-tjetrin, për të kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në një magazinë në pronësi të shtetases së arrestuar F. V., në fshatin Jeran, Malësi e Madhe.

Gjatë kontrollit në ambientet e magazinës, që furnizohej me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, shërbimet e Policisë kanë gjetur 90 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në vazo, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 24 llamba elektrike dhe pajisje të tjera elektrike, të cilat shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në këtë ambient.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.