Bota

Shtëpia e Bardhë: Diskutimi i Netanyahut në Kongres vetëm retorikë pa ide

Vetëm retorikë, asnjë ide e re, asnjë alternativë konkrete, deklaroi sot Shtëpia e Bardhë për fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu në Kongresin amerikan, ku vlen të theksohet se rreth 50 deputetë demokratë e bojkotuan atë, njoftoi CNN-i.

OLYMPUS DIGITAL CAMERA”Pas duartrokitjeve, Bibi (Benjamin Netanyahu – shën. përkth.) mbetet vetëm dhe Izraeli mbetet i izoluar”, deklaroi nga ana e tij lideri i opozitës izraelite ”Kampi sionist”, Isaac Herzog për fjalimin e Netanyahut në Kongres.

”Diskutimi i sotëm, sado i fuqishëm, nuk ndalon armët bërthamore iraniane”, theksoi ai.

Marrëveshja bërthamore nën negociata me Iranin mund të çojë në një garë armësh nukleare në pjesën më të rrezikshme të botës, paralajmëroi sot kryeministri izraelit, në një fjalim drejtuar Kongresit amerikan.

“Kjo nuk do të jetë lamtumirë armëve, por lamtumirë kontrollit të tyre”, theksoi Netanyahu.

”T’i japësh mundësinë Iranit të pasurojë uraniumin para përfundimit të marrëveshjes së propozuar në ndërkohë që i heq edhe sanksionet do t’i mundësojë Teheranit të gëzojë më të mirën e dy botëve: agresionin jashtë vendit dhe prosperitet brenda tij”, deklaroi kryeministri izraelit.

Ai akuzoi fqinjët e Iranit duke thënë se të gjithë ata kanë ndërmend të posedojnë armët e tyre bërthamore në rast të arritjes së marrëveshjes me Teheranin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button