☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,608 ▼0.06%
DOW 46,563 ▼0.23%
NASDAQ 21,972 ▼0.11%
NAFTA 113.74 ▲1.18%
ARI 4,714 ▲0.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,006 ▼ -0.98% ETH $2,114 ▼ -1.19% XRP $1.3136 ▼ -1.88% SOL $81.5700 ▼ -0.16%
S&P 500 6,608 ▼0.06 % DOW 46,563 ▼0.23 % NASDAQ 21,972 ▼0.11 % NAFTA 113.74 ▲1.18 % ARI 4,714 ▲0.63 % S&P 500 6,608 ▼0.06 % DOW 46,563 ▼0.23 % NASDAQ 21,972 ▼0.11 % NAFTA 113.74 ▲1.18 % ARI 4,714 ▲0.63 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shtëpia faturohet si uzinë nga OSHEE, duhet të paguajë 230 mijë lekë

Një banesë në Bradashesh të Elbasanit, me një frigorifer, një lavatriçe dhe 5 llampa, është faturuar nga punonjësit e OSHEE për një muaj të vetëm, si të ishtë uzinë.

Plot 20.300 kilovat është faturuar familja Albrahimi, të cilit i kërkohet të paguajë 230 mijë lekë, një shifër e faturuar qartazi abuzivisht nga faturisti.

Edhe pse ai është larguar nga detyra OSHEE nuk ja ka zgjidhur problemin personit të mbifaturuar.

“Më është vendos mbifaturim, më shumë se 20 mijë kw. Tashmë unë duhet të paguaj 230 mijë lekë të reja. Në të kaluarën çdo gjë e kam pasur në rregull. Shkova te OSHEE-ja, por më tha se kjo fatyrë nuk hiqet më dhe duhet paguar patjetër. I dërgova letër kryeministrit, i cili më ktheu përgjigje, ku thuhej se fatura do të vërifikohet dhe shumë shpejt do të kisha një përgjigje. Unë jam ende duke pritur, por nuk kam një përgjigje. Shkova sërish te OSHEE-ja, por më thanë se faturisti është larguar nga puna. Unë tani nuk ka se çfarë të bëjë, nuk kam ku t’i gjej këto para“, shprehet Bedri Alibrahimi, banor i Bradasheshit.

Ai tregon faturën, por edhe matësin ku shënohet se në shkurt ka patur 33886 kilovat të shënuara dhe faturisti në mars të vitit 2015 ka lexuar se aparati shënonte 54193, që do të thotë një shpenzim prej 20300 kilovat, ndërkohë që gati një vit më pas aparati shënon vetem 37407.

Kjo familje është një paguese e rregullt e çdo faturë energjie, por duket se ka ngelur peng i një ngërçi në OSHEE që verbalisht ja njohin gabimin që është bërë, por zyrtarisht çështja nuk zgjidhet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.