☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.11 ▼1.45%
ARI 4,424 ▲1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,889 ▼ -2.76% ETH $2,069 ▼ -3.67% XRP $1.3697 ▼ -2.32% SOL $86.5800 ▼ -4.7%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.11 ▼1.45 % ARI 4,424 ▲1.09 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.11 ▼1.45 % ARI 4,424 ▲1.09 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shtesa natyrore e popullsisë në rënie të shpejtë, në korrik-shtator 8% më pak se vjet

Prej emigracionit të lartë dhe të rinjve, kryesisht shtesa natyrore e vendit tonë i është kthyer rënies me ritme të shpejta.

Në tremujorin e tretë, INSTAT raportoi se, statistikat vitale pasqyrojnë një rënie vjetore me rreth 8,8% të shtesës natyrore të popullsisë.

Lindjet gjatë tremujorit të tretë të këtij viti ishin 7.602, duke pësuar një rënie me 12,8% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Gjatë tremujorit të tretë 2016, numri i vdekjeve ishte 4.453, duke shënuar gjithashtu një rënie me 15,4% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015.

Shtesa natyrore e popullsisë ka pësuar rënie sistematike që nga viti 1990 me disa përjashtime. Por rënia më e madhe e këtij treguesi ka ndodhur vitin e kaluar, ku sipas të dhënave të INSTAT, shtesa natyrore pësoi një rënie me 31%.

Që nga viti 2009, shtesa natyrore e popullsisë kishte pësuar frenim të rënies duke u kthyer në vlera të rritjes deri në vitin 2014, ku më pas rikthimi i flukseve emigratore e ka kthyer sërish rënien.

Gratë në Shqipëri po lindin gjithmonë e më pak fëmijë, duke ngadalësuar kështu shtesën natyrore të popullsisë.

Në vendin tonë, norma bruto e lindjeve llogaritet mesatarisht 11 lindje për mijë banorë gjatë vitit 2015.

Vlera më e lartë u arrit në Qarkun e Dibrës me 13,6 lindje për mijë banorë, ndjekur nga Qarku i Kukësit (13,5). Normat më të larta të lindshmërisë gjenden në pjesën verilindore të vendit tonë. Ka vetëm një qark, norma e të cilit është më e vogël se 9,5 lindje për mijë banorë në vitin 2015, ky është Qarku i Vlorës me normën bruto të lindjeve (9,4).

Pjesa qendrore e territorit të Shqipërisë ka norma bruto të lindjeve relativisht të larta duke lëvizur nga 11-12 lindje për mijë banorë në vitin 2015. Renditen Qarku i Tiranës me 12,1 lindje për mijë banorë, Qarku i Lezhës me 11,9 duke vijuar me Qarkun e Durrësit me 11,7 lindje për mijë banorë, e Qarku i Elbasanit me 11.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.