Shteti shqiptar bije nokaut në Strasburg

Kur ndodhi gjëma e 21 janarit 2011, që atë ditë e deri më sot populli (njerëzit e ndershëm) e dinin dhe janë të bindur që Ziver Veizin, Faik Myrton, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën në mes të ditës, nën qiellin e hapur të shetitores ” Dëshmorët e Kombit”, i vrau SHTETI SHQIPTAR me armët e Gardës së Republikës .Ishte dhe vazhdon të jetë ngjarja më tragjike e periudhës postkomuniste në Shqipëri. Familjarët e katër dëshmorëve dhe populli paqedashës, menjëherë pas asaj masakre ”demokratike”, e kishte të qartë që shteti, që i vrau njerëzit e paarmatosur në mes të bulevardit, kishte për të luajtur të gjithë gurët për ta nxjerrë veten të larë që urdhërvrasësi numër një i asaj kasaphane, të mos përflitej dhe të mos dënohej. Sado që ai bëri qindin të fshihej si frikacak që është, populli masivisht, madje edhe nga media, e kishte dhe e ka të qartë se kush është ai. Ndërkohë (kaluan muaj dhe vite) hetimi i 11 Janarit u kthye në një proces ku shteti, përmes hetuesve të emëruar po nga njëshi vrastar, bëri ligjin. U arrit deri atje sa të pohohej që plumbat nuk ishin nisur drejt demonstruesve. Na kishin qenë plumba në ajër që aksidentalisht nga rikosheta në degët e pemëve, u kthyen dhe vranë Ziver Veizin dhe Faik Myrton?! Një arësyetim juridik i denjë për humoristët e skeçeve. Këtë të ”vërtetë” e pranuan edhe gjyqtarët e lidhur me shtetin si mishi me kockën. Përdy të vrarët e tjerë dhe të plagosurit , edhe pse kanë kaluar 12 vjet, Prokuroria e Tiranës nuk ka patur kohë ose nuk ka qenë e” aftë” të çonte dosjen e tyre për gjykim?!



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.