Shtiu me armë zjarri në Leposaviq, policia sekuestron pushkë gjysmë-automatike dhe 10 fishekë
Rasti ndodhi më 10 tetor në fshatin Ceraj të Leposaviqit; i dyshuari u lirua me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vijon në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Ceraj të Leposaviqit nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri, siç raporton KosovaPress.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur më 10 tetor, rreth orës 07:00. Policia njofton se gjatë ndërhyrjes ka sekuestruar një pushkë gjysmë-automatike dhe 10 fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. Rasti është cilësuar si ‘mbajtje në pronësi, kontroll, apo posedim i paautorizuar i armëve’.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.