Maqedonia

Shtyhet procesi gjyqësor ”Rover”

Procesi gjyqësor ‘’Rover’’, ku një nga të akuzuarit është ish-ministri i punëve të brendshme të Maqedonisë, Ljube Boshkoski, shtyhet përsëri deri në mars, njofton Telegrafi.

Arsyeja e shtyerjes së seancës gjyqësore është pritja e përgjigjes nga ana e prokurores speciale Katica Janeva, nëse do ta marrë në shqyrtim këtë rast, dhe nëse kjo ndodh, atëherë ky proces gjyqësor do të nis nga fillimi për së treti herë.

Në seancën e mëparshme gjyqësore, Boshkoski deklaroi se ka në posedim material audio të inçizuar dhe transkriptë, nga e cila kuptohet se procesi ndaj tij është ‘’montazhë policore-politike’’. Materialet e tija, Boshkoski ia ka dorëzuar njërit nga avokatët mbrojtës të tij për t’i dorëzuar te Prokuroria Specialiale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button