☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.36 ▼1.01%
ARI 4,857 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,526 ▲ +0.39% ETH $2,334 ▼ -1.28% XRP $1.3621 ▼ -0.13% SOL $83.7300 ▼ -2.74%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.36 ▼1.01 % ARI 4,857 ▲0.15 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.36 ▼1.01 % ARI 4,857 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shuhet Demir Hyskja

Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare “Artisti i Popullit”, aktori i njohur elbasanas, Demir Hyskja, i cili të gjithë jetën e tij ja kushtoi Kinematografisë Shqiptare.

Prej më shumë se tre vjetësh, aktori Demir Hyskja vuante nga disa sëmundje dhe prej kësaj kohe, shumë pak e shihnin në qytet, pasi pjesën më të madhe e kalonte në banesën e tij në një lagje të njohur të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se aktori  ndërroi jetë në banesën e tij në praninë e familjarëve, miqve dhe të afërmve.

Demir Hyskja është një aktor i mirënjohur shqiptar, i cili u lind më 1 janar 1937 në Elbasan. Për më shumë se 3 dekada ai  ka pasur role të shumëllojshme dhe të dalluara në filma të ndryshëm të kinematografisë shqiptare duke u mbajtur mend për mëse 50 personazhe.

Gjatë punës 30-vjeçare në teatër ka realizuar mbi 50 role kryesore. Në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike dhe dokumentarë. Është dekoruar disa herë me dekorata të urdhrave të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”.

Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Është zgjedhur katër herë radhazi deputet në Kuvendin Popullor.

Homazhet në nder të të madhit Demir Hyskja do të mbahen ditën e dielë në orën 11:00 në teatrin “Skampa” të Elbasanit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.