Maqedonia

Si del Maqedonia nga qorrsokaku: 4 skenarët për ngritjen e Qeverisë së re

Zgjedhjet në Maqedoni nxorën një rezultat të balancuara si mes kampit të partive maqedonase po ashtu dhe në bllokun shqiptar.

Pavarësisht se shqiptarët në këtë shtet është hera e parë që përfaqësohen me më pakë deputetë, duhet theksuar se fuqia e tyre nuk varet nga numrat shumicë që kanë partitë maqedonase sepse njëra nga dy partitë e mëdha, si ajo e VMRO apo e LSDM-së, për të arritur shumicën e thjesht në parlament detyrimisht si partner qeveritar u është e nevojshme krijimi i koalicionit me partit e bllokut shqiptarë. Kështu secila nga këto dy forca politike maqedonase që i ndan një mandat deputeti mes tyre do të qeverisë në Maqedoni, këtë do ta vendosin shqiptarët.

Shqiptarët aktualisht kanë mundësi shumë më tepër se sa kur kishin dyfishin e deputetëve, që të diktojnë politikën e Shkupit zyrtar.

Ajo që për momentin duhet të ndërmarrin forcat politike shqiptare është që mos ulin pazarin nga frika dhe inati i njëra tjetrës. E kundërta që shqiptarët të materializojnë maksimalisht kërkesat e tyre, ndaj subjekteve shqiptare në këtë situatë do të duhet ndërhyrja politike e Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.

Pra situata aktuale në këtë vend ka prodhuar një realitet, ku Maqedonia tanimë nuk ka vetëm ndarje etnike mes maqedonasve dhe shqiptarëve, por ky vend, sidomos pas shpërthimit të përgjimeve ka një ndarje të thellë mes VMRO në pushtet dhe LSDM-së në opozitë,ndarje të cilës përveç ballafaqimit politik ato i ndanë edhe ideologjia politike nga e cila varet e ardhmja e Maqedonisë, për vetë faktin se nëse VMRO akuzohet se është bllokuese e proceseve integruese,LSDM cilësohet si një partner i faktorit euro-atlantik.

Pra Maqedonia ka një listë kaq shume të gjatë problemesh, situatë nga e cila është e pa imagjinueshme të krijohet një qeveri pa mbështetjen e shqiptarëve.

Por cilat mund të jenë 4 alternativat e mundshme për të ndërtuar qeverinë e re?

Alternativa e parë: mund të jetë vijimi i koalicionit të qeverisjes mes partnerëve të vjetër qeveritarë asaj të VMRO e cila numëron 51 deputetë dhe BDI-së e cila ka siguruar vetëm 10 deputet. Numër i cili krijon shumicën e thjeshtë pra 61 nga 120 deputet sa është numri i përgjithshmë i ulësve aktualisht  në parlament,(kur parasysh kemi faktin se nga tre vendet e rezervuara për deputet të diasporës asnjëri nga kandidatët nuk arriti të fitoj numrin e votave të përcaktuara në kushtetutë).

Ky koalicion i cili prodhojë krizën aktuale ndaj bindjen se nuk ofron zgjidhje stabile as për nga numrat por as edhe për zgjidhje të problematikave. Ky variant në veçanti partinë shqiptare do ta fundoste politiksht edhe ashtu e akuzuar si një besnike e politikave të Gruevskit, i cili konsiderohet një udhëheqës që për 10 vite ka ndërtuar politika diskriminuese ndaj shqiptarëve,(kujtojmë Enciklopedin, rastin Monstra  të Kumanovës mos avancimin e zyrtarizmit të gjuhës shqipe, diskriminimin në aspektin ekonomik ), si dhe mohues i integrimit të vendit në strukturat euro-atlantike. Pra ky koalicion mund të sillte vetëm  riciklim të krizave dhe tendosje të situatës në përmasa edhe më dramatike.

Alternativa e dytë: Formula e dytë dhe e cila krijon numrat për një qeveri më stabile, do ishte koalicioni që mendohet se do të pranonte kushtet e partive shqiptare për barazi,ajo mes LSDM-së me 49 mandate dhe nga blloku shqiptarë BDI me 10 përfaqësues dhe Aleanca për Shqiptarët me 3 deputetë. Kjo alternativë është e mundshme bazuar në disa premtime të liderit të LSDM-së dhe interesave substanciale të subjektit të tij për të qenë në qeveri.

Në radhë të parë ky variant është më i mundshëm për realizimin e premtimeve edhe të bllokut shqiptarë por edhe për një interes tjetër jo vetëm partiak por nacional të shqiptarëve i cili lidhet me zgjedhjet lokale të cilat do të organizohen pas 5 muajsh,e ku krijimi i këtij koalicioni mes dy forcave shqiptare asaj të BDI dhe Aleancës për Shqiptarët e bënë shumë më të lehtë arritjen e fitores në dy komunat shqiptare atë të Kërçovës dhe Strugës.

Një segment tjetër se ky koalicion do të sjell produkt të rij si mes arritjes së barazisë nacionale mes shqiptarëve dhe maqedonasve po ashtu edhe në rrafshin e procesit të integrimit euro atlantik, nuk është vetëm fakti i rreth 40.000 votash të shqiptarëve të cilat realisht më shumë se sa për LSDM-në dhe lidershipin e saj Zaev, këto vota ishin penalizuese ndaj përfaqësimit jo dinjitoz të klasës politike shqiptare,por është edhe mbështetja e faktorit ndërkombëtar që nuk do të mungojë në zhvillimin e këtyre proceseve,pritshmëri e cila këtë alternativ e bënë një nga mundësit më optimale të gjetjes së zgjidhjes politike e cila është e lidhur me krijimin e qeverisë në këtë shtet.

Alternativa e tretë: mund të jetë një koalicion i mbështetur nga VMRO dhe partitë opozitare shqiptare, pra pa BDI. Një variant i cili edhe nëse partia më e madhe maqedonase ajo e VMRO-së plotëson kërkesat e partive opozitare të shqiptarëve,kjo situatë krijon destabilitet dhe jo perspektiv për qeverisjen e vendit, për faktin se partia më e madhe e shqiptarëve BDI, detyrohet të dalë në opozitë,një precedent i cili do të përsëris krizën e vitit 2006-2008, kur dhunshëm nga VMRO u mohua legjitimiteti i shumicës shqiptare dhe tentativa e tij për të qeveris me pakicën shqiptare dështoj për faktin se vendi shkojë në zgjedhje të parakohshme pikërisht nga kriza politike që u krijua nga fenomeni lartëpërmendur.

Alternativa e katërt: apo formula më e mirë dhe e cila mund të zgjidhë një sërë problematikash si mes barazisë nacionale të maqedonasve dhe shqiptarëve, po ashtu dhe mundësia e integrimit të vendit në strukturat euroatlantike duke patur parasysh edhe ndërrimin e emrit të vendit, është krijimi i koalicionit të gjërë i cili do sillte stabilitet politik. Ndonëse ky variant është më vështire i realizueshëm, aq më shumë kur kemi parasysh fjalorin e përdorur nga lidershipi VMRO-së,kjo alternativë e afatizuar deri në një afat kohor i cili do të lidhet sërish me zgjedhje të parakohshme, mund të përmbushë marrëveshje të cilat lidhen me  krijimin e barazisë mes dy komuniteteve më të mëdha dhe zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të vendit në BE dhe NATO. Një koalicion me bazë të gjerë të përfaqësimit politik por që do i siguronte vendit dalje nga kriza,do rrite besueshmërinë e brendshme ndëretnike si dhe do të siguronte të ardhmen e vendit drejt integrimeve euroatlantike.

Së fundi, ngelet për të pritur deri në fillim të janarit periudhë e cila lidhet me kushtetushmërin e vendit ku afati kohorë nga koha e çertifikimit të rezultateve, partisë së mandatuar e cila në këtë rast do të jetë VMRO, do ti ketë në dispozicion 20 ditë, periudhë nëse partia e parë nuk mund të krijojë numrat për të qeverisë, atëherë mandati do ti kalojë partisë së dytë asaj të LSDM-së.

Pra maksimumi është fundi muajit janar ai që do të përcaktoj nëse Maqedonia do riciklojë duke thelluar krizën e saj politike apo do të gjej alternativa për të dalë nga ky qorrsokak në të cilin është futur aktualisht. Të shpresojmë se variant i daljes nga kriza do të triumfojë falë angazhimit të faktorit perëndimor dhe atij amerikan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button