Ekonomia

Si dëmtoi eksportet forcimi i lekut dhe struktura e dobët tyre

Eksportet shqiptare, të cilat prej vitesh vuajnë përqendrimin e lartë ne strukturën e tyre dhe me vendet partnere së fundmi, pësuan goditje nga forcimi i monedhës vendase lekut.

Ne ecurinë e indekseve nominale dhe reale të këmbimit një ndikim të rëndësishëm ka edhe mbiçmimi i lekut ndaj lirës turke dhe renrninbi-t kinez, sipas raportit të fundit të qeverisë të programeve ekonomike. Në harkun kohor të një viti, leku është mbiçmuar ndjeshëm ndaj këtyre monedhave me 15% dhe 9% përkatësisht.

Nisur nga pesha e transaksioneve tregtare me këto dy vende (rreth 10.6% secila), ndikimi i zhvillimeve të këtyre monedhave ka një kontribut vjetor rreth 2.5 pikë përqindje në ecurinë vjetore, analizon qeveria shqiptare ne një raport përmbledhës të zhvillimeve ekonomike të vitit të kaluar që do ti raportohet Komisionit Europian nën mbishkrimin ”Programi i Reformave Ekonomike 2017-2019”.

Ministria e Ekonomisë ka analizuar se, zhvillimet në kursin e këmbimit gjatë vitit 2016, nuk kanë favorizuar konkurueshmerinë e ekonomisë shqiptare. Monedha vendase është vlerësuar në terma reale, duke vazhduar tendencën e shfaqur në muajt e fundit të vitit edhe me 2017.

Deri ne muajin nëntor 2016, indeksi Kursit Real Efektiv të Këmbimit (KREK) është reduktuar mesatarisht me 3.6% në vit. Mbiçmimi vjetor real i lekut ndaj monedhave të shportës reflekton me së shumti mbiçmim e tij ndaj pothuajse të gjitha monedhave kryesore, ndërsa diferenca e inflacionit me vendet partnere ka ardhur duke u ngushtuar.

Në ndryshim nga pjesa e parë të vitit 2016, mbiçmimi lekut ndaj monedhave të shportës ka reflektuar  mbiçmimin e fortë të Lekut  kundrejt monedhave të dy partnereve tregtare  Kina dhe Turqia.

Eksporti i mallrave është karakterizuar nga një tendence rënëse gjatë 2016, një ecuri e nisur që prej gjysmës  së dytë të vitit.

Gjatë vitit 2016, kompanitë shqiptare shitën jashtë vendit 243.5 miliardë lekë (rreth 1.8 miliardë euro) mallra, sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT. Në raport me vitin e kaluar, eksportet kanë shënuar një rritje të papërfillshme prej vetëm 0.1%, duke shënuar vitin e dytë radhazi me një performancë të dobët. Gjithsesi, pas një gjysme të parë të vitit me tkurrje, që arriti deri në -8%, pjesa tjetër e vitit ishte më pozitive, duke rikuperuar këtë humbje. Sektori që mbajti në këmbë eksportet tona ishte ai i “tekstile dhe këpucëve”.

Grupi me performancën më të mirë ishte ai i “tekstileve dhe këpucëve”, që punon kryesisht me material porositësi. Eksportet e tij arritën në rreth 107 miliardë lekë, me një rritje me bazë vjetore prej 18%. Ka qenë performanca e mirë e këtij grupi, që ka mbajtur eksportet në këmbë përgjatë gjithë vitit. Eksportuesit pohojnë se ka një rritje të kërkesës nga partnerët e huaj, kryesisht ata italianë, teksa dhe kompanitë shqiptare kanë ecur mirë, sidomos ato të këpucëve, në drejtim të mbylljes së ciklit dhe rritjes së vlerës së shtuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button