Kronika

Si mbrohet sot hapësira ajrore e Shqipërisë dhe një renditje ku dalim të fundit në Ballkan

Pas tre ngjarjesh të faktuara për thyerjen e kufijve  ajrorë është fakt se Shqipëria  ka një pikë të dobët në mbrojtjen e hapësirës ajrore edhe pse aderon në aleancën më të madhe të sigurisë, në NATO.

Po si mbrohet sot hapësira ajrore e Shqipërisë?

Me anëtarësimin e Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut,  vendi ynë ka nënshkruar një marrëveshje  për policimin ajror.

Meqenëse ne nuk disponojmë radar primar, NATO ia ka deleguar kompetencën e monitorimit të hapësirës ajrore të Republikës së Shqipërisë dy vendeve fqinje, përkatësisht Italisë dhe Greqisë, të cilat e kryejnë këtë rol me sistem rotacioni.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, cituar nga një raportim i kanalit televiziv Ora, në rastin e rrëzimit të avonit sportiv të tipi “piper” në Ishëm të Durrësit, qëndrat e huaja të vëzhgimit ajror nuk e kanë njoftuar qëndrën shqiptare të kontrollit.

E çuditshme, por e vërtetë: Shqipëria pret që Italia dhe Greqia të informojnë qendrën e NATO-s për fluturime të paligjshëm në territorin e saj dhe kjo qendër më pas të njoftojë Shqipërinë.

Monitorimin e rajonit tonë, NATO,  e kryen nga  baza e Torrjenit në Spanjes  ku është qendra e monitorimit ajror që furnizohet me infomacion  nga  dy bazat në Greqi dhe Itali.

Në momentin që njëra nga këto dy baza raporton për fluturime të paligjshme në qiejt që mbajnë nën monitorim,  baza ajrore e Spanjës  njofton  autoritet e vendit që i janë cënuar kufinjtë të ngrejë në fluturim avionet F16 apo modele të tjera ne mënyrë që të bëhet i mundur ndalimi i mjetit të paidentifikuar fluturues, – sipas këtij raportimi.

Tashmë Shqipëria nuk ka avionë.

Sipas Indeksit Global të Fuqisë Ushtarake (Global Firepower Index) për vitin 2016, të dhënat e të cilit u botuan në muajin shkurt nga DITA ushtria shqiptare zë vendin e 100 me 2.5331 pikë mes 126 vendeve të botës, për të cilat është llogaritur ky indeks.

Indeksi është hartuar në bazë të një metodologjie komplekse, e cila merr në konsideratë më shumë se 50 faktorë të ndryshëm. Në veçanti: numri i ushtrisë, numri i tankeve, anijeve, avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë, por Indeksi nuk përfshin armët bërthamore.

Në vendet me ushtritë më të fuqishme të botës përfshihen SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Franca, Italia, Koreja e Jugut, Gjermania, Brazili, Japonia, Turqia.

Në Ballkan, pas Turqisë që është e dhjeta në botë, ushtrinë më të fuqishme e ka Rumania (1.3746 pikë, e 56-ta në botë), në vendin e tretë është Greqia (1.4853 pikë, vendi i 60 në botë) , pastaj vijnë Kroacia (1.5042 pikë , e 62-ta në botë), Bullgaria (1.6721 pikë, e 67-ta në botë), Serbia (e 70-ta në botë me 1.6944 pikë), Bosnja dhe Hercegovina (e 89-ta në botë me 2.2811pikë) dhe Shqipëria (e fundit në rajon dhe e 100-ta në botë më 2.5331pikë).

Në Indeks nuk janë përfshirë Mali i Zi dhe Kosova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button