Si mund të njihni sinjalet e një mashkulli të dhunshëm
Dalja nga një marrëdhënie e dhunshme mund të jetë e vështirë, sepse ju mbase nuk e dini se si dhe ku të kërkoni ndihmë. Ky artikull do të ndihmojë që të përshpejtoni procesin se si të njihni një marrëdhënie të gabuar përpara se situata t’ju ikë nga duart
1-Kontrolloni xhelozinë dhe nivelin e tij të pasigurisë. A reagon në mënyrë të ekzagjeruar kur kaloni kohë me të tjerët? Nuk i pëlqejnë miqtë tuaj pa ndonjë arsye të qartë? A ju akuzon se ju tradhton?
2-Jini të ndërgjegjshme për dhunën dhe kërcënimet. Nuk bëhet fjalë kurrë për një sjellje të pranueshme. Kujtohuni: a ju ka shtyrë apo ju ka gjuajtur ndonjëherë me pëllëmbë? Këto janë sinjalet më të dukshme për këdo që ushtron dhunë. A ka hedhur ndonjëherë ndaj jush objekte? A i ka kërcënuar fizikisht persona të tjerë? A u gjuan mureve me grushte, portat ose sende të tjera të forta? Mundohuni të kuptoni sjelljet e tij të fundit të dhunshme.
3-Mos u mashtroni nga mënyra se si qan apo racionalizon sjelljen e tij. Tregohuni e kujdesshme pas situatave të dhunshme nga ai, qoftë edhe ndaj dhunës verbale. Mund t’ju manipulojë duke ju bërë të besoni se është faji juaj. Mos u besoni lotëve të tij.
4- Vëzhgoni nëse po përpiqet që t’ju largojë nga një vend publik për t’ju keqtrajtuar.
5-Mundohuni të kuptoni nëse ju ul si individ. A ju ka fyer ndonjëherë? A përdor ndaj jush fjalë të rënda ofenduese të cilat ju ia keni kërkuar të mos i përdorë? Nëse ka fëmijë në marrëdhënien tuaj, a ju ofendon para tyre?
6-Kontrolloni se si flet me prindërit dhe miqtë tuaj dhe se si shprehet për ta. A është i pasjellshëm dhe i vrazhdë apo është një person ndryshe kur të tjerët janë përreth, deri në atë pikë saqë ju duket se keni të bëni me dy persona të ndryshëm?
7-Jini e ndërgjegjshme për faktin se ai kërkon t’ju bëjë të ndiheni në faj gjithmonë. Për shembull nëse ju thotë: “Ndodhi për fajin tënd, unë nuk bëra asgjë, vetëm tentova të ndaloja për të mos më bërë keq”.
8-Kërkoni diçka në elementet e përsëritur. Kush është i dhunshëm në marrëdhënie, është shpesh edhe në situata të tjera. Keqtrajtimi i familjarëve, për shembull i prindërve, i kafshëve, manifestimi i sjelljeve të dhunshme teksa drejton makinën ose edhe përdorimi në mënyrë abuzive i alkoolit dhe drogës, të gjithë janë faktorë për t’u marrë në konsideratë.
Këshilla
-Ndonjëherë mbase ju siguron se ju do. Por mos u mashtroni. Nuk është gjë tjetër veçse një taktikë për t’ju bërë të ndiheni në faj e për të qëndruar me të.
-Nëse një mashkull ju qëllon, mbajeni larg. Për të është një gjë e vazhdueshme. Pas një shuplake vjen e dyta, e treta dhe me radhë deri sa do t’ia mbathni ose të vdisni. Dilni menjëherë nga ajo situatë.
-Gjeni një vend të sigurt për t’u fshehur, nuk duhet të jetë një vend ku mund t’ju gjejë.
-Nëse i thoni se një sjellje të dhunshme nuk e toleroni dhe nëse ai ju kërkon falje, ndërsa një minutë më pas jua hedh fajin, do të thotë se nuk është i sinqertë. Është momenti që të shkoni përpara.
-Mbani një kopje të çelësave dhe të dokumenteve të rëndësishme në një vend ku nuk mund t’i gjejë, në mënyrë të tillë që nëse do t’ju duhet t’ia mbathni me shpejtësi, nuk do të mund të bllokoheni në shtëpi.
-Kur t’i komunikoni se marrëdhënia juaj përfundoi, sigurohuni që ta bëni në një vend ku mund të shiheni nga persona të tjerë, por jo domosdoshmërisht të dëgjueshëm.
-Nëse vendosni ta lini atëherë duhet të eliminoni çdo lloj lidhje me komunikimi me të. Është e vetmja mënyrë që mund t’ia dalë mbanë.
Burimi: Wiki how