Keshilla

Si të fitoni mbi frikën dhe të jetoni të lumtur

Të ngrejë dorën kush nuk ndien frikë. Vjen në mënyrë të papritur, rrahjet e zemrës shtohen dhe frymëmarrja mbahet: bëhet fjalë për një emocion të thellë të lidhur me instiktin. Problemi ndodh kur mes nesh futet një mbivlerësim i kërcënimit: ankthi dhe sulmet e panikut mund ta bëjnë të padurueshme. Ja pse është e rëndësishme të mësohet të menaxhohet frika sikundër dhe emocionet e tjera të thella.

PËRJETIMI i KUJTIMEVE – Kujtimet mund të shkaktojnë trauma dhe situata motive të përjetuara në të shkuarën. Frika e frikës mund të shndërrohet në një trysni që mund të ndikojë jetën e përditshme. Gjatë një sulmi paniku, intensiteti i sintomave të nivelit fizik, shkakton një nivel në rritje të ankthit. Takikardia, sens i ngushtësisë dhe vështirësia në frymëmarrje, mund të shkaktojnë një problem kardiak dhe sikundër në rastin e sulmit të panikut, rreziku është vetëm imagjinar, jo i vërtetë. Jemi përballë një përgjigjeje fizike dhe psikologjike të papërshtatshme në krahasim me ambientin.

TRAUMA ANTIKE – Bota aktuale udhëton në një ritëm më të shpejtë dhe kjo nuk e lehtëson drejtimin optimal të emocioneve të çdo njeriu. Duhen kaluar pengesat, duke u përpjekur të ecet përpara, pavarësisht nga niveli motiv dhe psikologjik, jo gjithnjë vështirësitë kalohen lehtësisht. Një ngjarje e hershme mund të kthehet në kronike dhe të shoqërojë çdo njeri edhe pas disa vjetësh. Sipas studimeve të fundit të neuroshkencës, kujtesa emocionale dhe aspekti emocional, janë ato që ndikojnë tek një qenie njerëzore edhe në moshë të vogël.

FRIKË PËR T’U MENAXHUAR – Makina është një mjet për të lëvizur, për të punuar dhe për të arritur në vende të largëta. Frika mund të shkaktojë një konflikt të autonomisë, sidomos në aftësinë e menaxhimit të kapacitetit të ekzistencës së saj, duke sjellë frikë për të ardhmen ose mënyrën me të cilën ne përballemi çdo ditë. Mbijetesa është një mendim i fshehur, një instinkt i hershëm që jeton në mendjen dhe trupin tonë çdo ditë. Frika për të mos ia dalë, mund të vijë në forma të ndryshme, mbi të gjitha prek kordat universale të shpirtit njerëzor.

SHPËRNDARJE – Shprehja e emocioneve të thella, do të thotë t’i japësh një kuptim frikës dhe të shndërrosh burimet e ankthit në një rast për të reflektuar dhe përmirësuar pikërisht cilësinë e jetës. Përballja me miqtë dhe ata që ju rrethojnë, do t’iu bëjnë të zbuloni se nuk jeni të vetmuar. Është vendimtare që secili të përballet me shqetësim dhe me frikën që të mbajnë frymën. Izolimi e bën edhe më të rëndë ankthin, prandaj është e nevojshme të diskutohet dhe të flasësh, sepse të ndihmon të ulësh ankthin. Të ndryshosh mendimet e tua nuk është e vështirë. Ndërkohë skemat psikologjike administrojnë sjelljen tonë dhe ndikojnë në zgjedhjet tona në mënyrë jo gjithnjë të dukshme.

MJETE NDRYSHE Psikoterapia mund të sjellë një instrument të rëndësishëm për ata që ndiejnë nevojën për të analizuar dhe për të kuptuar problemet e së shkuarës. Shikoni filma me tema të ndryshme dhe lexoni libra, shkoni në dyqane apo në bibliotekë, që të jeni në gjendje për të ndihmuar dhe marrë kontakt me frikën tënde përmes modaliteteve të ndryshme. Shpesh në botë ekziston një problem për mungesën e besimit te vetvetja, autostimë, apo mungesë mbështetjeje gjatë fëmijërisë. Shpesh ndihemi të braktisur në vend që të kemi mbështetje. Duhet pasur kurajë për të marrë në duar frikën tënde, sepse është hapi i parë për ta kaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button