Keshilla

Si të përballoni largimin nga jeta të një personi të dashur

timthumbPsikologji

Miqtë dhe familja

Kur një i afërm ose një person i dashur ikën përgjithmonë, jeta bëhet çdo ditë e më e vështirë për t’u përballuar; për fat të mirë janë miqtë dhe personat që duhen më shumë, ata të cilët e bëjnë këtë periudhë më pak të dhimbshme dhe të komplikuar. Nëse keni një mik apo mike që po kalon një humbje të rëndë, e dini shumë mirë se sa e vështirë është të gjeni fjalët e duhura për të përmirësuar gjendjen e tij/saj shpirtërore.

Të gjithë reagojmë në mënyra të ndryshme përballë një situate të këtij lloji. Mendimet duhet t’i përqendroni në të tashmen, sa më shumë të mundni, pa bërë parashikime mbi të ardhmen, por pa kujtuar edhe të kaluarën. Personi që ka pësuar një humbje njerëzore nuk do të mund të gjejë asnjëherë lumturinë duke menduar sesa i lumtur ishte dikur. Ndër të tjera, fiksojeni në mendje se, është gjithmonë më mirë të “veproni” sesa të “flisni”. Për shembull, mos thoni: “Telefonomë nëse ke nevojë!”. Pra, gjenduni sa më pranë atij personi që po vuan nga humbja e një të dashuri. Propozojini gjëra konkrete, të tilla si: “A do të ishte mirë për ty që të vij të mërkurën për të bërë pazare apo për të dalë shëtitje?” etj. Qëndroni sa më pranë mikut tuaj, në mënyrën më të thjeshtë të mundshme, duke bërë gjëra të cilat i përkasin përditshmërisë. Nëse jeni shumë të afërt me këtë person, ju mund të “zini” vendin e tij përkohësisht për të informuar të tjerët për funeralin. Pas vdekjes së një të afërmi, është e nevojshme që të merreni me punët që i përkasin traditës, pavarësisht se ajo është periudha në të cilën forcat janë më të pakta. Ofroni të gjithë ndihmën dhe mbështetjen në situata të tilla për personat që i kini për zemër.

Çfarë ndodh me njeriun kur gjendet përballë humbjes së një personi të dashur?

Në orët apo ditët e para pas vdekjes së një personi të dashur, mund të ndihemi të shokuar, të mpirë dhe konfuzë. Mund të ndodhë që të mos mbajmë mend se çfarë të tjerët po flasin me ne apo të mos duam të bisedojmë me ta. Me të tillë mekanizëm priremi të jemi mohues dhe të mos duam të besojmë se çfarë na ka ndodhur në të vërtetë. Është normale të ndihemi të braktisur dhe të zemëruar në raste të tilla. Mund të na ndodhë ta drejtojmë zemërimin tonë drejt Zotit, religjioneve, doktorëve, infermiereve, tek ai që ka vdekur, tek ata që duam apo te vetë vetja jonë. Por teksa lëvizim në “kah” tjetër … dhe ngadalë ky shok fillon të na largohet, gradualisht fillojmë t’i rikthehemi realitetit, duke kuptuar dhe pranuar se kemi humbur diçka të shtrenjtë, si dhe përpiqemi të mësohemi pa praninë e zakonshme … Pasi provojmë, në mënyrë të pashmangshme, të jemi mohues për pak kohë, është normale të pretendojmë se gjërat janë kthyer siç ishin më parë. Nëse dikush që kemi dashur ka vdekur, ne mund të kthejmë në mendje të shkuarën. Madje, papritmas, mund ta ndiejmë edhe praninë e tij/saj, sikur e shohim apo i dëgjojmë zërin pranë nesh. Por, mund të shkojmë edhe më tej, mund ta gjejmë veten duke biseduar me të, sikur të ishte në një dhomë me ne. Teksa fillojmë të kuptojmë se ai që ka vdekur nuk kthehet më, fillojmë të ndërgjegjësohemi për ndikimin e plotë të humbjes sonë. Këto ndjesi mund të na trembin, sepse ato janë të çuditshme, janë të forta. Madje, mund të na bëjnë të ndiejmë sikur po humbim kontrollin ndaj vetes. Dhe kjo do të thotë se brenga po vepron ndër ne.

Shkurt

Sugjerime për të përballuar humbjen e një njeriu të dashur

– Bisedoni me të tjerët duke treguar se si ndiheni

– Përpiquni të përmbushni detyrat tuaja që të mos ndiheni të demoralizuar

– Ngopuni me gjumë, hani një ushqim të pasur me dieta dhe merruni me ushtrime

– Shmangni alkoolin. Alkooli ju bën të ndiheni më të depresionuar

– Kthehuni në rutinën tuaj sa më shpejt të mundeni

– Shmangni marrjen e vendimeve të mëdha dhe të menjëhershme

– Lëshojeni veten dhe pranoni çdo ndjesi që ju vjen

– Kërkoni ndihmë nëse keni nevojë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button