Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.65 ▲0.8%
ARI 4,790 ▼0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,091 ▲ +1.6% ETH $2,196 ▲ +0.7% XRP $1.3433 ▲ +0.85% SOL $83.3200 ▲ +1.49%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.65 ▲0.8 % ARI 4,790 ▼0.57 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.65 ▲0.8 % ARI 4,790 ▼0.57 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

Si u bë shqiponja simbol kombëtar i Amerikës?

Simboli i shqiponjës si simbol kombëtar lidhet që kur u vendos si vulë zyrtare në vitin 1782 në SHBA.

Pak kohë pas Deklaratës së Pavarësisë që u firmos më 4 korrik 1776, Kongresi i dha Benjamin Franklin, Thomas Jefferson dhe John Adams të drejtën për të dizajnuar një vulë zyrtare për kombin e ri.

Megjithatë, tre zbuluesit nuk arritën të gjenin një dizajn që të fitonte miratimin e Kongresit. Të njëjtin fat patën edhe dy komisione të tjera të cilëve iu caktua detyra më vonë.

Në mes të qershorit të vitit 1782, puna e tre komisioneve të tjera u dorëzua tek Charles Thomson, sekretari i Kongresit. Thomson zgjodhi ato që ai mendoi se ishin elementët më të mirë në dizajne të ndryshme dhe bëri një shqiponjë.

Që në kohët e lashta, shqiponja konsiderohej shenjë  e forcës, legjionet romake e përdornin si simbol të standardit të tyre.

Thomson gjithashtu rekomandoi që të hiqej shqiponja e vogël e bardhë dhe të përdorej kjo shqiponjë që është sot në vulë dhe Kongresi e ndërroi dizajnin më 20 qershor 1782.

Kur dizajni filloi të shfaqej në dokumenta zyrtare, monedha, flamuj, ndërtesa publike dhe sende të tjera qeveritare, shqiponja u bë ikonë e shtetit amerikan.

Pavarësisht simbolikës domethënëse, zogu madhështor kombëtar i Amerikës është përballur me një kërcënim të vërtetë të zhdukjes. Në fund të viteve 1800, vendi ishte strehë e 100 mijë shqiponjave të këtij lloji, por numri i këtij lloj zogu filloi të pakësohej shpejt për shkak të shkatërrimit të habitateve dhe gjuetisë.

Në vitin 1940, Kongresi miratoi Aktin e Mbrojtjes së Shqiponjave, duke e konsideruar të paligjshëm vrasjen dhe shitjen e këtyre zogjve.

Në vitin 1960, kishte vetëm 400 çifte zogjsh të mbetura në SHBA, dhe në vitin 1978, shqiponja u vendos në listën e specieve në zhdukje.

Falë mbrojtjes federale si dhe ligjeve që u vendosën, popullimi i shqiponjave u rikuperua mjaftueshëm, dhe në vitin 2007, u hoq nga lista e specieve në zhdukje

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.