🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,852 ▼ -2.63% ETH $2,182 ▼ -2.87% XRP $1.3237 ▼ -1.61% SOL $81.5700 ▼ -3.55%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Siguria e aeroportit, ish-komisari i Rinasit: Policia është përgjegjëse

Kur në pushtet ishin demokratët, autoritetet e Ministrisë së Brendshme nuk kanë konstatuar asnjë mungesë të elementëve të sigurisë në Aeroportin e Rinasit.

Ish-shefi i komisariatit të aeroportit, Zijadin Allaraj thotë se kjo mund të ketë ardhur si pasojë e amortizimit me kalimin e kohës, ndërsa sipas tij përgjegjësia bie drejtpërdrejt mbi policinë.

“Në kohën time nuk kam konstatuar asnjë element mosfunksionues. Bëhet fjalë për të njëjtën kontratë, por dua të them se brenda rrethimit të aeroportit, apo pista presupozohet të jetë vendi më i sigurtë sot për sot në Shqipëri. Përgjegjës për sigurinë janë edhe Policia e Shtetit, edhe ICTS-ja. Nuk mund ta ndalojë askush Policinë e Shtetit që të kryejë detyrën e vet të caktuar me ligj”, shprehet Zijadin Allaraj, ish-shef i Komisariatit të Rinasit.

Allaraj thotë se policia është përgjegjëse për sigurinë brenda dhe jashtë perimetrit të aeroportit, e madje thotë se të gjitha portat hyrëse në kohën e tij ruheshin nga efektivë të uniformave blu.

“Është detyrë e padiskutueshme e Policisë Kufitare të Rinasit, që të marrë masa për sigurimin e aeroportit, brenda dhe jashtë perimetrit. Përjashto Policinë e Shtetit në pistën e aeroportit të Rinasit, nuk mund të futet asnjë person tjetër i pajisur me armë. Portat ku operojnë të gjithë operatorët duhet të shoqërohen me shërbim policie. Porta nga ku janë futur vlerat monetare ka të dislokuar shërbim policie 24 orë në ditë”, deklaron Zijadin Allaraj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.