Ekonomia

Sigurimi i detyrueshëm motorik, primet u rritën me 22.49 %

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik gjatë vitit 2015 arritën rreth 8,476 milionë lekë, ose 22.49% më shumë se në vitin 2014.

Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, AMF, produkti ‘MTPL e brendshme’, në vitin 2015, pati një rritje prej 27.53% të volumit të primeve të shkruara bruto.

Kjo u shoqërua edhe me rritje të numrit të kontratave prej 8.84% krahasuar me vitin 2014.
referuar statistikave, produkti ‘sigurim kufitar’ në vitin 2015 pati një ulje prej 12.77% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një ulje e numrit të kontratave prej 24.18% krahasuar me vitin 2014.

Produkti ‘karton jeshil’, në vitin 2015, pati një rritje me 18.14% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me vitin 2014. Po ashtu edhe numri i kontratave u rrit me 18.93%.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button