Opinion

Sikur Azemi të dëgjonte Bashën?!

Nga Anri Bala

Si një gënjeshtar i pandreqshëm, që nuk e ka për gjë ta përdori atë vend e pa vend, edhe kur ajo nuk i vjen në ndihmë për asgjë, “biri i gënjeshtrës”, kryetari i PD-së, nuk të lë asnjë mundësi për t’ia hequr titullin.

Në ditën përkujtimore të vrasjes së heroit të demokracisë Azem Hajdari, Lulzim Basha, pasi recitoi këngën si një papagall i trullosur nga dallgët, shkoi për të bërë homazhe me suitën e tij parlamentare. Natyrisht, që Azem Hajdari po të ishte gjallë, do i kishte coptuar me thonj “demokratët e pispillosur me Versace, taka dhe tanga”,  por edhe i vdekur, ndoshta i’u a ka hedhur pështymën në fytyrë.

Dikush, edhe mund të jetë skuqur e turpëruar, se përse ishte aty?! Dikush ka pyetur veten, se ku dhe kur i kishte shërbyer demokracisë së këtij vendi!? Por, i vetmi që nuk i ka bërë asnjë pyetje vetes dhe i’u ka dukur vetja i barabartë me të, ishte Lulzim Basha.

Lulzim Basha, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore, në rolin e kryetarit të Partisë Demokratike të shkatërruar. A e imagjinoni dot, se ku do të ishte Lulzim Basha nëse Azem Hajdari do të jetonte ende?! A e imagjinoni dot, se çfarë mund t’i ndodhte Lulzim Bashës pas pesë disfatash, nëse do vazhdonte akoma të ishte kryetar “de jure” i PD-ës, edhe pse me përkrahjen e Berishës?!

Ndaj fjalimet e tij para memorialit, më tepër shprehin gëzimin e fshehur deri në kënaqësi të Bashës, që ai, Azem Hajdari prehet i vdekur. Duke “e fyer” kështu me respektin e shtirur, që gjoja ndien për të.

Fjalët, se do luftojmë për lirinë e mohuar dhe demokracinë e marrë peng, janë aq qesharake dhe të pakuptimta në një vend të tillë, sa edhe ai vet habitet dhe nuk e beson, se është kaq trim, sa nuk i “dridhet” qerpiku, për ta tallur dhe gënjyer edhe kolosin e vdekur.

Heroi, do ishte çuar nga varri vetë për të parë, se kush e ka pushtuar dhe marrë peng lirinë e demokracinë, por edhe aty nën “dhe” e di se është ai, gënjeshtari i pandreqshëm, që llomotit, por që e ka vrarë përsëdyti, duke i vrarë ëndrrën e prerë të lënë si amanet.

Të jeni të sigurtë, se po të mundte, do të thërriste me dhimbje çdo 12 shtator: “Ndalojani gramafonin këtij të poshtri!”, që të mos e bëj t’i hajë pllakat!

Por fatkeqësisht, tashmë ai nuk flet dot, por edhe nëse do mundte, nuk e dëgjon askush, sepse edhe ata që e dëgjonin janë shurdhuar dhe “pastruar”, ndaj gënjeshtari do të vazhdoi të përsërisë refrenin çdo 12 shtator, deri sa t’ia thyejnë pllakën e gramafonit!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button