☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.71 ▼0.81%
ARI 4,436 ▲1.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,623 ▼ -3.12% ETH $2,054 ▼ -4.54% XRP $1.3620 ▼ -3.01% SOL $86.1600 ▼ -5.22%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.71 ▼0.81 % ARI 4,436 ▲1.36 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.71 ▼0.81 % ARI 4,436 ▲1.36 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Sinodi katolik refuzon “hapjen” ndaj homoseksualëve

sinodi-katolikGrupet katolike për të drejtat e homoseksualëve janë shprehur tepër të zhgënjyer pasi peshkopët refuzuan thirrjen për një hapje më të madhe pranimi ndaj personave homoseksualë, gjë që kishte marrë edhe mbështetjen e Papa Françeskut.

Projekt-raporti, i cili nxiste gjithashtu më shumë tolerancë ndaj të divorcuarve që rimartohen, dështoi të fitonte përkrahjen e 2/3-tave të peshkopëve, të mbledhur në sinodin e Romës.

Raporti përfundimtar theksonte vetëm faktin që diskriminimi antigay “duhej shmangur”. Papa Françesku ka kërkuar që i gjithë dokumenti i këtij drafti, përfshi edhe paragrafet e refuzuara, të publikohen.

Sinodi do të mblidhet sërish vitin e ardhshëm, por me një formë më të zgjeruar. Rreth 200 peshkopë kaluan rreth 2 javë diskutime mbi çështjet e jetës familjare në Vatikan. Sinodi zbuloi gjithashtu një vijë thyerjeje në opinionin e Kishës mbi atë se si të përshtatet mësimi tradicional mbi seksualitetin e njeriut sipas sjelljeve të shekullit të XXI (21).

Papa Françesku kishte bërë një apel të fuqishëm ndaj tradicionalistëve, të mos kufizonin vetveten në atë letrën e ligjit, por kardinalët konservatorë dhe peshkopët refuzuan në fund të ditës.

Ndërkohë, “Ministria e Mënyrave të Reja”, një grup katolik amerikan për të drejtat e homoseksualëve, bëri të ditur se kishte mbetur “tepër e zhgënjyer” nga raporti përfundimtar i sinodit, i cili nuk kishte ruajtur “mirëpritjen mëshiruese ndaj njerëzve lesbike dhe gay, që përfshiheshin në projekt-raport”. Megjithatë, grupi shtoi se “gatishmëria për diskutime” e sinodit jepte “shpresa për zhvillime të tjera përgjatë kohës”.

1 Koment

  • vlora 19 October 2014, 12:08

    Bile jo vetem per guy dhe lesbiket por edhe ndaj pedofileve Sinodi duhet te jape aprovimin. Ne shekullin e XXI-te shume gjera kane ndryshuar dhe pse jo edhe pedofilia, INCESTY ....

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.