Sjelljet e femrave që i trembin meshkujt
Ka disa gjëra që femrat i bëjnë në mënyrë të pandërgjegjshme, por që i trembin meshkujt! Nëse jeni në një marrëdhënie, duhet të dini patjetër disa prej tyre
Pasja e një lidhjeje të qëndrueshme dhe solide për shumë kohë është më e vështirë se sa mund ta mendoni. Kërkon impenjim, por edhe një lloj njohje të vetes.
Kjo ndodh sepse, shpeshherë ekziston tendenca për të bërë gabime, ndoshta në mënyrë të pandërgjegjshme, të cilat i trembin djemtë; për shembull të folurit në mënyrë obsesive për të ardhmen, të qenët shumë egocentrike, ose të kaluarit e gjithë kohës në celular apo në internet, do t’iu bënin një femër dyshuese përpara syve të meshkujve. Për më tepër lexoni në vijim.
Mentaliteti i ngushtë
Një mentalitet i ngushtë dhe paragjykues është një nga gjërat e para që mund të trembë një djalë në një marrëdhënie të re. Do t’i dukeni “demode”.
Mentaliteti shumë i hapur
Në të njëjtën kohë, edhe një mentalitet shumë i hapur (për shembull për llojin e një marrëdhënieje të hapur dhe me dashuri të lirë) mund ta trembë një mashkull, i cili sapo ka filluar të shoqërohet me ju.
Mungesa e ndershmërisë
Të mos qenët i ndershëm, përveç gjërave të çmendura, i tremb meshkujt. Ndaj jini gjithnjë transparente. Ndërkohë, kur të jeni më të, të keni parasysh të jeni vetëm e tija, sepse frika e tij mund të kalojë në nivele të tjera ndjesish.
Të qenët egocentrike
Edhe egocentrizmi i tremb meshkujt. Ata e kanë të vështirë të lidhen me një femër të tillë. Më mirë preferojnë të heqin dorë, edhe pse mund t’iu pëlqejë shumë.
Diskutimet serioze
Diskutimet shumë serioze si bashkëjetesa apo martesa, në pak javë ose muaj, mund t’i trembin meshkujt që të lidhen me ju. Prisni të kalojë pak kohë në mënyrë që edhe ju të jeni të qartë me veten se çfarë dëshironi vërtet nga një partner.
Skenat e xhelozisë
Skenat e xhelozisë ose krizat histerike pa ndonjë arsye të vlefshme, i terrorizojnë meshkujt jo pak! Qëndroni të qeta para çdo situate dhe do të shihni se kjo do të jetë zgjedhja më e mirë që mund të bëni. Kështu do të dukeni me më shumë vlerë përpara tij. Pak xhelozi është mirë në një marrëdhenie, por mos veproni qëllimisht për ta bërë atë xheloz. Ai do ta marrë seriozisht dhe nuk do të besojë më aq shumë tek ju.
Shtirja si e bukur
Ju nuk jeni Bridget Jones dhe nuk duhet të shtireni si të tilla për t’i pëlqyer më shumë atij. Kjo është e gabuar. Ju vetëm do ta trembni atë të afrohet drejt jush, sepse nuk mund ta durojë dot mendjemadhësinë tuaj për të qenë me çdo kusht e bukur.
Shtirja si e turpshme
Në të njëjtën mënyrë, ju nuk duhet të shtireni edhe si e turpshme nëse as në të vërtetë nuk jeni kështu.
Qëndrimi gjithmonë në celular
Një mashkulli nuk i jep me siguri kënaqësi një takim me një femër, e cila e kalon gjithë kohën duke dërguar mesazhe në celular, duke biseduar virtualisht me shoqet, apo duke postuar foto në Instagram.