☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,075 ▲ +0.03% ETH $2,260 ▲ +0.51% XRP $1.3533 ▼ -0.12% SOL $84.8200 ▲ +0%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Skandaloze, një metër katror tokë, shitet për 27 cent në Brezovicë

 

Një metër katror tokë në Brezovicë i ka kushtuar konsorciumit francez vetme 0.27 euro. Kjo vlerë është nxjerr nga shuma totale që francez “Compagnie des Alpes SA & MDP Consulting & PGI Managmanet & Outdoor Kosovo” do ti paguajnë Qeverisë së Kosovës për të marr në shfrytëzim kompleksin Brezovica për 99 vjet. Për shfrytëzimin e hiç më pak se 3364 hektarë tokë, konsorciumi francez do t’i paguajë Qeverisë së Kosovës rreth 9.9 milionë euro.

100040-690x388Në njoftimin për dhënie të kontratës thuhet se konsorciumi fitues në emër të qirasë Qeverisë së Kosovës do t’ia paguajë 100 mijë euro në vit, apo 9,9 milionë euro deri në përfundim të kontratës për 99 vjet.

Bazuar në njoftimin për dhënie të kontratës, kompania fituese në fazën e parë ka paraparë që të investojë atë hiç më pak se 164 milionë e 287 mijë euro. Në fazën e dytë do të investohen edhe 152 milionë e 541 mijë euro. E ndërkaq, në fazën e tretë në bazë të kontratës është planifikuar që të investohen edhe 92 milionë e 681 mijë euro tjera.

Kështu Qeveria e Kosovës thuajse ia ka ”falur” Brezovicën konsorciumit përmes tenderit njëburimor. Kontrata mes MTI-së dhe konsorciumit fitues është paraparë të nënshkruhet më 3 mars të vitit 2015.

 

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.