Skavica – Treguesi më i mirë i (keq) standardit qeverisës shqiptar
Asnjë herë në 25 vite asnjë qeveri nuk e ka marrë iniciativën për ta vlerësuar seriozisht politikisht dhe ekonomikisht Skavicën mbi bazën e interesit kombëtar. Ato kurrë nuk janë ulur ta diskutojnë me opozitën për të marrë vendime të përbashkëta për një interes shumë strategjik kombëtar. Ato kurrë nuk kanë kërkuar një financim në tregun financjar për ta ndërtuar vetë… Ideja e bërjes së një HEC-i më të vogël në Skavicë, qe e një grupi të fuqishëm siderurgjik italian – Carlo Tassara , që më vonë u shkri me Arcelor-Mittal. Carlo Tassara kishte aksione të rëndësishme në bankat e industritë kryesore italiane e franceze EdF, Intesa Sanpaolo, Mediobanca, Assicurazioni Generali, UBI Banca,Monte dei Paschi di Siena, Telecom Italia, etj.
“Tassara” e deshi energjinë e Skavicës për të furnizuar veprimtarinë e vet industriale në Itali dhe atë që planifikonte të bënte në Shqipëri. Ata pasi studjuan shumë profesionalisht Skavicën e panë që nuk kishin asnjë interes, si investitorë, të ndërtonin Skavicën e Madhe (485m), pasi varjanti më optimal qe ai i Mesëm (445m).
Këtë ide ja paraqitën në 2003 kryeministrit Nano, për të cilën inxhinierët më të mirë u ndanë në pro e kundër. Më 6.5.2005, një muaj para zgjedhjeve, jepet me konçesion të formës “BOT” ndërtimi i hidrocentralit të Skavicës, sipas propozimit të pakërkuar, të grupit Italian “TGK Skavica srl” (ish-aksioner kryesor Tassara, sot Rätia Energie).
Qeveria Berisha e vonoi disa vite zbatimin e këtij konçesioni dhe e ritenderoi duke i dhënë bonus italianeve. Por megjithë pikavarzhin e italianëve, për tenderin shprehën interes dhe 5 kompani gjigande energjitike, si KEPCO – Kore, STATKRAFT – Norvegji, VERBUND – Austri, RWE – Gjermani, KELAG – Austri. Fatmirësisht kriza e 2008-ës e varrosi interesin e çdo investitori për Skavicën. Jam i lumtur qe edhe burokracia shqiptare me padijen e “procedurat” e veta bëri të mos realizohej Skavica e Mesme.
Në vitin 2009 Banka Boterore financoi 500’000 dollarë për një studim shumë të përgjithshëm “Shërbime Këshillimi Për Vlerësimin e Potencialin Gjenerues të Disa Lumenjve Shqiptarë”, të cilin e bëri një firmë këshillimi franceze – Sogreah. Kjo firmë ka bërë vetëm një vizitë disa orëshe në Skavicë, siç ka bërë dhe në lumenjtë e tjerë dhe ka dhënë orjentime shumë të përgjithshme, që nuk mund të quhen as studim parafizibiliteti. Për dijeni një projekt i plotë për Skavicën do mbi një vit të bëhet dhe kushton nga 60 deri 100 milionë euro (dmth 10% e vlerës). Kështu që qeveria shqiptare nuk mund ta marrë “Studimin e Sogreah”, apo opinionin e ndonjë burrokratuci të IFC-së, si një standard vlerësimi të “Digave të Mira kundrejt Digave të Këqija”, si bazën për të zhvilluar Skavicën. Bile ish kryeministri Berisha e hodhi poshtë këtë sygjerim si shkatërrimtar për Skavicën. Standardi se si qeveritë shqiptare trajtuan Skavicën është etaloni më i mirë i vizionit e metodologjisë së tyre qeverisëse.
a – Qeveritë shqiptare pas vitit 2003 marrin vendime për Skavicën mbi bazën e “propozimeve të pakërkuara” të firmave të huaja, krejtësisht në favor dhe për interesin e tyre dhe s’bazohen fare në studimet voluminoze dhjetra vjeçare të qindra inxhinierëve shqiptarë e të huaj (nisur nga VKM Nr.318, dt.19.09.1961 dhe relacionet e prof. Petrit Radovicka, Shinasi Dragoti, Emin Musliu, Thoma Filipeu, Anesti Lubonja, Sali Angoni, Stavri Nace, etj). Në këto dokumeta është përjashtuar krejtësisht mundësia e HEC-eve të vogla, si “Katundi i Ri-Lindur”, për arsye se rezervuarët që krijohen janë shumë të vegjël. Më pas asnjë qeveri nuk është përpjekur të bëjë studime të reja për të maksimizuar interesin tonë kombëtar e publik.
b – Për të parë se SA adresohet interesi kombëtar dhe publik në të tre varjantet, vërejmë që Skavica e Mesme e zvogëlon rezervën ujore 2,5 herë se sa e Madhja, jep 70% të prodhimit, me 55% të investimit të saj. Ndërsa “Katundi i Ri-Lindur” prodhon vetëm 10% të energjisë, kërkon 10% të investimit të Skavicës së Madhe, por ruan vetëm 12 milionë m3, pra 0,2% ose 583 herë më pak të rezervës ujore strategjike kombëtare. Pra për interes të një investimi minimal shkatërrohen 7 miliardë m3 ujë.
Varjanti i HEC | L.Digës | Fuqia | Prodhimi | Volumi ujit të liqenit | Investimi | ||||
m | MW | Mln MWh | Mln m3 | herë | mln € | ||||
A- Skavica eMadhe | 485 | 390 | 2’000 | 7’000 | 100% | 1’000 | 100% | KESH | |
B- Skavica e Mesme | 445 | 350 | 1’400 | 2’900 | 41% | 2,5 | 550 | 55% | TGK |
C1- Skavica Minimal | 385 | 119 | 467 | 319 | 4,5% | 22 | 214 | 21% | s’ka |
C2- Katundi i ri | 441 | 57 | 200 | 12 | 0,2% | 583 | 100 | 10% | Süzer |
C- Skavica – 2 HECe | 176 | 667 | 331 | 4,7% | 21 | 314 | 31% |
c – Ja cilat janë firmat që kanë shprehur interes për të tre varjantet e Skavicës. Për secilin nga varjantet kompanitë kanë nga një shifër më tepër në xhirot e tyre, por për nga CV-ja e fuqive gjeneruese kalojmë nga zero MW për Süzer (72 MW ortaku Nurol), në disa dhjetra mijëra MW fuqi të instaluar e disa qindra miliardë MWh prodhim energjie elektrike në vit. Vetëm hidrocentrali “Three Gorges Dam” (më i madhi në botë) ka fuqi 22’400MW ose 312 herë më shumë se dy HEC-et, që ka eksperiencë ortaku turk i Süzer. Për “Skavicën e Mesme” pati 6 kompani gjigande të interesuara në 2008-ën, ndërsa për “Katundin e Ri-Lindur” ka vetëm 1 kompani pa eksperiencë.
e V O G Ë L | Asete / Xhiro | Fuqia Prodhuese | ||
1 | a – Süzer – Turqi | http://suzer.com/en | 1,8 miliard € (a) | 0 Wh në vit |
b – Nurol – Turqi | http://nurolenerji.com.tr/ | 2,1 miliard € (a) | 2 HEC-e me fuqi 62MË & 10MË | |
e M E S M E | ||||
1 | TGK Skavica srl (SPV) | |||
a – Rätia Energie – Zvicër | http://www.repower.com/group/ | 2,2 miliard € (xh) | mbi 1’000 MW | |
b – Geotecna Progetti – Itali | http://www.geotecna.it/ | N/A | projektim | |
c – Kinglor – Itali | http://www.kinglor.com/ | N/A | projektim | |
2 | KEPCO – Kore | www.kepco.co.kr | 112 miliard € (a) | 472 miliard MWh në vit |
3 | STATKRAFT – Norvegji | http://www.statkraft.com/ | 17 miliard € (a) | 403 HEC-e me fuqi18’000 MW |
4 | VERBUND – Austri | http://www.verbund.com/ | 12 miliard € (a) | 50 miliard MWh në vit |
5 | RWE – Gjermani | www.rwe.com | 48 miliard € (xh) | 189 miliard MWh në vit |
6 | KELAG – Austri | http://www.kelag.at/ | 1,4 miliard € (xh) | 8 miliard MWh në vit |
e M A D H E | ||||
1 | PowerChina – Kinë | www.powerchina.cn | 214 miliard € (xh) | 1’265 HEC-e me fuqi150’000 MW |
2 | GeZhouBa – Kinë | http://www.cggc.cc/ | N/A | HEC-e me fuqi 47’000MW |
ka ndërtuar HEC 22’400MW | http://www.cggc.cc/2014-12/17/content_19105389.htm | |||
3 | NORINCO – Kinë | http://en.norincogroup.com.cn/ | 299 miliard € (xh) |
d – Asnjë herë në 25 vite asnjë qeveri nuk e ka marrë iniciativën për ta vlerësuar seriozisht politikisht dhe ekonomikisht Skavicën mbi bazën e interesit kombëtar. Ato kurrë nuk janë ulur ta diskutojnë me opozitën për të marrë vendime të përbashkëta për një interes shumë strategjik kombëtar. Ato kurrë nuk kanë kërkuar një financim në tregun financjar për ta ndërtuar vetë.
e – Asnjë herë asnjë qeveri nuk ka berë transparencë me publikun për përfitimet e të tre varjanteve të Skavicës, për ndikimin socio-ekonomik dhe ate ambjental. Qeveria nuk argumenton kur thotë që versioni me 2 diga përmbyt më pak dhe ka impakt social më të vogël se Skavica e Mesme (445m versioni i TGK). Skavica e Mesme përmbyt vetëm disa ferra më tepër, por nga pikpamja e zhvendosjes së popullsisë dhe përmbytjes së tokave pjellore është identik me versionin Sogreah me dy diga.
– Atëhere pse qeveria preferon versionin me dy diga?
– Pse qeveria nuk e ftoi për bisedime përsëri konsorciumin TGK Skavica, i cili përbëhet nga industrialistët më të fuqishëm të Europës dhe Qeveria Zvicerane? Apo kompanitë e tjera që ishin interesuar më parë? Në kaq vizita turistiko-politike-artistike, që ka bërë kryeministri Rama në SHBA, Gjermani, Austri, Itali, Francë, pse nuk e ka ngritur kurrë çështjen Skavica tek investitorët e këtyre vëndeve, por vetëm në Stamboll?
Përgjigja është shumë e thjeshtë: – Vetëm që të favorizojë “Katundin e Ri-Lindur”.
Dekurajimi i investitorëve të mëdhenj për Skavicën dhe fshehja e ofertave për financimin e Skavicës së Madhe nga ana e qeverisë Rama, dhe favorizimi i një firme “mike” pa eksperiencë, natyrisht që do të qe thjeshtë një korrupsion i vogël, në se do të flitej për të njejtën vepër. Por katandisja e një vepre gjigande në 583 herë më pak të rezervës së saj ujore, shkaktimi i humbjeve 10 herë më të mëdha energjitike, me dëm ekonomik 100 milionë euro çdo vit, është një krim inxhinieriko-ekonomik i pariparueshëm në breza dhe i përmasave më të rënda kombëtare.
Skavica është treguesi më i mirë i degradimit të standardit qeverisës shqiptar.