Nga Facebook
Skyeconomics -Rrokaqiejtë edhe recesioni!
Ka qenë një shprehje vjetër midis analistëve të kredisë- Sa herë që një bisnesmen paraqitet me kostum në të perditshmen e tij, është në krizë . Po ashtu edhe ndërtimet e shtrenjta jane një shenjë e recesionit , madje ka një indeks të rrokaqiejve !
Indeksi i rrokaqiejve është një koncept i paraqitur per here te pare nga Andrew Lawrence, në janar 1999 , i cili tregoi se ndërtesat më të larta në botë janë pasuar me rënije të forta ekonomike. Ciklet e biznesit dhe ndërtimi i rrokaqiejve lidhen në një mënyrë të tillë që investimet në rrokaqiejt arrijnë kulmin kur rritja ciklike shteron dhe ekonomia është gati për recesion.
Disa nga shembujt janë te renditur si më poshtë:
Rrokaqielli i parë në botë, ndërtesa Equitable Life e Nju Jorkut, 166 metra, u përfundua në 1873 ne prag te recesionin pesë-vjeçar nga 1873-1878.
Ndërtesa Singer, 187 metra e gjatë dhe Kulla e Kompanisë së Sigurimeve Metropolitan Life, 247 metra, u hapen në Nju Jork gjate panikut të vitit 1907, përkatësisht në 1908 dhe 1909. Met Life mbeti ndërtesa më e lartë në botë deri në vitin 1913.
Empire State Building, 443 metra i gjatë, u lançua në vitin 1931, pak para renijes së Wall Street të vitit 1929. Ndërtesa e Chrysler, 319 metra, u hap për publikun gjithashtu në vitin 1929.
Kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë (541 m) dhe Sears Tower (442 m), u hapën në vitin 1973, gjatë rrëzimit të bursës 1973–1974 dhe krizës së naftës 1973.
Kullat Binjake Petronas, 452 m të larta, u hapën para krizës financiare aziatike 1997 dhe mbajtën rekordin botëror të lartësisë për pesë vjet.
Burj Khalifa, 828 metra i lartë, u hap në vitin 2008, në kulm të Recesionit të Madh të 2007-2009. Hapja e saj u shoqërua nga falimentimi i fondit më të madh të investimeve në Emiratet e Bashkuara .
Megjithë këto shembuj asgjë nuk na pengon që te besojmë ne iluzionin se “ne po i kthejnë shkëlqimin ekonomik Durrësit” ( apo edhe Tiranes ). Historia ekonomike do të provohet e gabuar edhe një tjetër histori ekonomike do të rishkruhet në buzë të adriatikut !
Kur nuk ke asnje ide tjeter zhvillimore
Build Baby Build !