Ekonomia

SME Policy Index 2016, Shqipëria të nxisë femrat sipërmarrëse dhe inovacionin

“SME Policy Index -2016”, publikimi më i fundit i OECD për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, sugjeron se Shqipëria duhet të bëjë ende punë në drejtim të përmirësimit të kuadrit rregullator të mjedisit të SME, zhvillimit të inovacionit, si dhe të nxisë gratë sipërmarrëse…

Të ardhurat për kapital në Shqipëri janë të dytat më të ulëta në rajon dhe ekonomia mbështetet nga sektori i agrikulturës. Kështu thekson raporti, i cili tregon se lidhjet e forta tregtare dhe remitancat me Greqinë dhe Italinë e bënë Shqipërinë disi vulnerabël nga kriza e dy vendeve fqinje.

Sipas raportit të OECD, Shqipëria ka qenë aktive në forcimin e mjedisit të përshtatshëm rregullator, institucional dhe operacional për zhvillimin e SME që nga viti 2012. Momentalisht, ka nevojë për implementime më solide për rritjen e konkurrueshmërisë së tyre dhe adresimin nga ana e qeverisë e problematikave që kanë.
Sipas raportit, pikat e forta të Shqipërisë qëndrojnë në zhvillimin e mjedisit operacional të SME, ligjet rregullative, si dhe në drejtimin e prokurimeve publike.
Raporti i sugjeron qeverisë shqiptare që fushat ku duhet të përmirësohet janë:
– Nxitja e gruas sipërmarrëse
– Inovacioni
– Nxitja e SME të ekonomisë së “gjelbër”.

“SME Policy Index -2016- Ballkani Perëndimor dhe Turqia- Vlerësimi i zbatimit të Aktit të Biznesit të Vogël për Evropën”, është fryt i një bashkëpunimi të disa institucioneve ndërkombëtare duke filluar nga Komisioni Evropian, OECD, BERZH-i; ETF dhe SEECEL.

Organizata për Zhvillimin dhe Bashkëpunim Ekonomik, gjatë aktivitetit të organizuar ditën e sotme ku u prezantua ky raport edhe në Tiranë, i rekomandon Shqipërisë që të mbështesë politika e duhura për të luftuar informalitetin. Kjo do të nxiste zhvillimin e mëtejshëm të SME, theksojnë ata.

Për OECD vendi ynë duhet të zgjerojë mbështetjen financiare për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme si dhe të ngrejë një regjistër falimenti.

“Vlerësohet që në Shqipëri ky sektor të japë një kontribut që shkon rreth 80% në formimin e GDP-së dhe të punësojë rreth 40% të së gjithë të punësuarve që janë në tregun e punës në Shqipëri”, tha Milva Ekonomi, ministre e Ekonomisë.

Ministrja e MZHETTS përmendi disa nga masat e ndërmarra nga qeveria në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit në tërësi dhe të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në veçanti, si lufta kundër informalitetit, lehtësimi i këmbimeve tregtare me vendet e rajonit apo më gjerë, krijimi i Qendrës Kombëtare të Biznesit që do të funksionojë si një “one stop shop” në shërbim të biznesit etj.,  ndërsa shtoi se këto masa kanë sjellë edhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare në rajon.

 Nga ana e tij, përfaqësuesi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Jan Rudolf vlerësoi gjetjet e raportit dhe tha se rezultatet do ta ndihmojnë Shqipërinë në indentifikimin e masave konkrete për përmirësimin e klimës së biznesit, të cilat mund të përfshihen në programin e reformave të qeverisë. Rudolf vuri theksin edhe në rëndësinë që reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit në përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve të vendit tonë, e cila është vënë në dukje edhe raport progresin e Komisionit Europian për vendin tonë.

 Shefja e OECD për Europën Juglindore, Marzena Kisielewska prezantoi gjetjet e raportit “SME policy Index -2016”. Raporti evidenton disa gjetje të rëndësishme për Shqipërinë dhe është bërë progres nëse e krahasojmë me raportin vlerësues te vitit 2012 ne disa drejtime si : Përmirësimi i kuadrit institucional, rregullator dhe mjedisit operues të SME-ve; Strategjia e Biznesit dhe Investimeve 2014-2020, evidenton një numër objektivash te rëndësishëm, dhe që në vitin e parë të implementimit të saj kane gjetur zbatim një pjesë e mirë e tyre dhe me impakt pozitiv në zhvillimin e SME-ve; Shqipëria gjithashtu ka zgjeruar  shërbimet e-governance, sidomos në drejtim të regjistrimit të biznesit, pagesës se taksave etj. Sa i takon regjistrimit të biznesit, raporti evidenton se Shqipëria performon tepër pozitivisht, duke u renditur në nivel global në vendin e 41-t, nga 189 ekonomitë e botes, sa i takon indikatorit të fillimit të biznesit. Është bërë progres krahasuar me vitin 2012  edhe me politikat e të mësuarit për sipërmarrjen; Gjithashtu në politikat për zhvillimin e grave sipërmarrëse dhe ka një plan konkret 2014-2020 që ndihmon në zhvillimin dhe rritjen e numrit të grave sipërmarrëse.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të paraqesë gjetjet e Vlerësimit të Aktit të Biznesit të Vogël për Evropës (SBA) dhe për të diskutuar zhvillimet kryesore dhe sfidat e mbetura për mjedisin e biznesit – veçanërisht për SME-të – në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button