☁️
Tiranë 17°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,255 ▼ -1.67% ETH $2,320 ▼ -3.58% XRP $1.2761 ▼ -2.49% SOL $100.4700 ▼ -3.82%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

“S’njohim partinë e Berishës si përfaqësuese të protestës”, Bardhi: S’jemi zëdhënës të protestuesve, kërkesat e tyre duhen trajtuar në Kuvend

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se mazhoranca ka rrëzuar kërkesat e opozitës për zhvillimin e debateve në Kuvend lidhur me protestën dhe shqetësimet e qytetarëve.

Bardhi tha se Partia Demokratike nuk përfaqëson protestuesit, por dëgjon shqetësimet dhe hallet e qytetarëve, të cilat sipas tij duhet të trajtohen në Kuvend.

“PD ka dëgjuar dhe vlerësuar shqetësimet e qytetarëve që prej 26 ditësh që protestojnë në bulevard. Është fakt i njohur që protestat kanë marrë vëmendjen e disa parlamenteve europiane; i vetmi parlament që nuk i ka kushtuar asnjë vëmendje shqetësimeve të qytetarëve në shesh është ai i vendit tonë.

Me përgjegjësinë e plotë, PD ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin në raport me shqetësimet e qytetarëve, ka dorëzuar një mocion me debat për rolin që duhet të luajë Kuvendi në adresimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe ka dorëzuar një mocion me debat mbi rezolutën e fundit të PE-së që cakton “detyrat e shtëpisë” në kuadër të procesit të integrimit.

Ky duhet të ishte plani ynë i punës, por të tre kërkesat na u refuzuan në Konferencën e Kryetarëve, pa asnjë argument dhe me pretendimin e tyre se ne tentojmë të bëhemi zëdhënës të protestuesve. Në asnjë moment nuk kemi pretenduar të bëhemi zëdhënës të protestave, por nuk mund të sillemi sikur nuk jetojmë në Shqipëri dhe për këtë arsye kërkuam debat në Kuvend”, tha Bardhi.

Sipas tij, debate të ngjashme zhvillohen në parlamentet europiane dhe në institucione të tjera ndërkombëtare, ndërsa shton se Kuvendi i Shqipërisë nuk po i kushton vëmendje situatës.

“Një debat i tillë është realizuar në PE, në Bundestagun gjerman dhe ne nuk mund të sillemi sikur protestat dhe qytetarët nuk ekzistojnë. Të treja kërkesat janë të drejta dhe na i njeh Rregullorja e Kuvendit”, tha ai.

Më herët, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla tha se mazhoranca nuk e pranon Partinë Demokratike dhe Sali Berishën si përfaqësues të protestuesve. Sipas tij, opozita ka transformuar kërkesat e protestuesve, pasi sikurse thotë ai, ato kanë qenë të ndryshme nga ato që janë paraqitur në Kuvend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.