roze
Snoop Dogg bëhet gjysh
Reperi Snoop Dogg është bërë gjysh dhe lajmin e gëzuar e ka dhënë nëpërmjet Instagramit ditën e mërkurë.
Djali i madh i këngëtarit 43-vjeçar, Corde Broadus, dhe bashkëshortja e tij Jessica Kyzer sollën në jetë një djalë të cilit i vunë emrin Zion.
“Zion. Shumë dashuri të pret në këtë jetë, nipi im!!” Kjo ishte fraza me të cilin Snoop Dogg shoqëroi një kolazh fotosh të familjarëve së bashku me vogëlushin.
Snoop Dogg ka tre fëmijë: Corde, Cordell dhe Cori, respektivisht 20, 17 dhe 15 vjeç.