☁️
Tiranë 6°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.58 ▲0.51%
ARI 4,446 ▲0.87%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,739 ▲ +3.94% ETH $2,150 ▲ +4.35% XRP $1.4303 ▲ +3.12% SOL $91.3300 ▲ +5.6%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.58 ▲0.51 % ARI 4,446 ▲0.87 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.58 ▲0.51 % ARI 4,446 ▲0.87 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Socar: Nuk do të ketë tarifë tranzitimi për TAP

“Vendet europiane që do të jenë pjesë e Korridorit Jugor të Gazit nuk do të marrin asnjë tarifë për tranzitin e gazit sepse TAP është një gazsjellës privat. Kompanitë lokale të TAP duhet të jenë të regjistruara në Greqi, Shqipëri dhe Itali. Këto vende do të vjelin taksa nga kompanitë që do të regjistrohen”.

Janë burimet zyrtare pranë kompanisë shtetërore azere të gazit Socar ato që kanë sqaruar marrëdhënien që duhet të kenë kompanitë private që do të hyjnë në marrëdhënie me gazsjellësin Trans Adriatic Pipeline.

Sipas një publikimi ne monitor, Korridori Jugor i Gazit do të transportojë si fillim 16 miliardë metër kub gaz në vit për në Turqi dhe Bashkimin Europian, ndërsa volumi do të arrijë në 24 miliardë metër kub gaz në vit deri në 2024-ën dhe në 31 miliarëd metër kub gaz në 2030-ën.

“ Për të siguruar këtë volum gazi do të vihen në përdorim shumë burime, ku pjesa më e madhe do të mbulohen nga fushat e Azerbajxhanit. Kapaciteti final i TANAP do të jetë 31 miliardë metër kub gaz”, tha i njëjti burim i kompanisë SOCAR.

Tarifa e TANAP-it që do t’i paguhet Turqisë do të jetë 5.95 usd / ‘000 metër kub, për kapacitetin vjetor të rezervuar. Ndërsa tarifa e transporitit do të llogaritet në 70 dollarë / ‘000 m³. Operator shtetëror turk i gazit Botas do të marrë 30% të kësaj pagese.

Përfitimet e Shqipërisë

Pas ndërtimit të TAP, Shqipëria nuk pritet të marrë tarifa tranzitimi, ashtu si dhe gjithë shtetet e tjera ku kalon gjurma e TAP. Përfitimi më i madh i vendit do të ishte nëse do të shfrytëzonte gazin që kalon në territorin e saj në tregun e brendshëm. Deri tani është arritur marrëveshja që të lihet një dalje gazi në territorin shqiptar, ndërsa është ende në proces studimi i masterplanit për tregun e brendshëm të gazit. Sipas rezultateve paraprake të këtij studimi që u paraqitën pak ditë më parë, Shqipëria ka leverdi të përdorë gazin e TAP, por kjo do të ndodhë vetëm nëse  do të mirëmenxhojë aftësitë e saj për të hyrë në marrëveshje me TAP për kapacitetet e gazit që i duhen vendit. Sipas studimit, do të duhen 20 deri në 30 vite për të zhvilluar këtë sektor, një nga më të rëndësishmit e ekonomisë së vendit. Zona kryesore përfituese do të jetë zona e Ballshit, Fierit dhe Patosit si dhe synohet vënia në punë e TEC-it të Vlorës.

Aktualisht, vetëm një pjesë e vogël e kompanive që punojnë në territorin shqiptar janë shqiptare (kryesisht në ndërtimin e infrastrukturës), ndërsa pjesa më e madhe janë të huaja për shkak të specializimit të nevojshëm (po ashtu dhe një pjesë e punonjësve), çka bën që dhe përfitimet e Shqipërisë përmes marrjes së taksave e punësimit të mos jenë aq të larta sa priteshin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.