“Sonte fillon Hënë e re rigjeneruese”, Meri Shehu: Ja 4 shenjat që do të përjetojnë kthesë të papritur!
Kjo është një javë me të vërtetë interesante shumë, sepse sot kemi një Hënë të re në shenjën e Akrepit, bën të ditur astrologia Meri Shehu, këtë të hënë, më 9 nëntor, në emisionin “Rudina”.
“Dhe një Hënë e re në shenjën e Akrepit ka seriozitetin e vet të madh, një ndryshim i papritur, i rëndësishëm, pozitiv. Është e vetmja ngjarje shumë e rëndësishme e këtyre ditëve dhe do ndikojë shumë Akrepët, Luanët, Ujorët dhe Demët, të lindur në 10-ditëshin e parë, por merr pjesë dhe Plutoni.”
Ajo pohoi se kjo do të thotë që disa gjëra duhet t’i lëmë pas njëherë e për gjithmonë për të bërë një ndryshim dhe një hap përpara.
“Do ta shohim në parashikim se çfarë do lënë pas këto shenja për të ecur para. Është Hënë rigjeneruese.”
Dashi, 3 yje: Hëna e re në Akrep të paktën fillon i rigjeneron në çështjet ekonomike, por ka një problem në shoqëri, në qëllime. Diku ka një zhgënjim ose kanë lënë një premtim të papërmbushur ose një çështje shoqërie dhe grupi pune. Kështu që këtu ose duhet të ndryshojnë grup pune, ose duhet të ndryshojnë shoqëri, ose duhet të ndryshojnë qëllime. Përndryshe nuk ecin Dashët para me këtë Hënën e re. Por lajmet e mira vijnë në fushën e bashkëpunimeve nga fundi i javës. Afërdita në Peshore kthehet e mbarë, marrëdhëniet në çift dhe ndonjë plan ose ndonjë projekt ekonomik, që fillon mbas javës tjetër pastaj të marrë një drejtim pozitiv.
Demi, 4 yje: Demët e kanë Hënën e re përballë shenjës së tyre. Plus i kemi lodhur një çikë Demët me këto tentativat, plus kthehet Afërdita në pozicion pozitiv në Peshore, që ka të bëjë me përditshmërinë, me punën. Dhe fillon edhe u zbukurohet disi jeta e përditshme, se disa Demë ndihen shumë të ngarkuar ose shumë të stresuar dhe nuk ndihen mirë as ekonomikisht, as nga ana personale, ndihen sikur çdo gjë vete mbrapsht. Ka një lajm të mirë këto 2-3 ditë, por nga fundi i javës fillojnë dhe marrin drejtim edhe ndonjë projekt pune, ndonjë bashkëpunim. Nga e diela mund të bëjnë biseda më të qeta ose mund të fillojnë të marrin vendime, të firmosin kontrata.
Binjakët, 3 yje: Binjakët do bëhen protagonistë mbas dy javësh me Hënën e plotë në shenjën e tyre, por kjo Hëna e re në Akrep tenton të rregullojë një çështje pune dhe një çështje shëndetësore ose një hapje të re. Është e vështirë. Binjakët e 10-ditëshit të parë kryesisht do ta ndiejnë të vështirë, se këtu merr pjesë Plutoni dhe Plutoni sjell dhe probleme ligjore. Pra, ata duhet të çajnë një problem ligjor ose një pengesë që lidhet me letra, me shkresa. Po ndërkohë është Mërkuri i kundërt deri të dielën, kështu që nuk jep shumë avantazhe në zgjidhje problemi, por i jep një pikënisje pozitive kryesisht në lidhje me punën. Në dashuri fillojnë dhe rregullohen mirë, çmpleksen atij lëmshi të keq që është bërë si çamçakëz nga e shtuna me Afërditën që kthehet në rrugë të drejtë.
Gaforrja, 4 yje: Akrepi për Gaforret është shenja e erotizmit. Do fillojnë të ndihen mirë, të duan gjërat, të tentojnë të hapin zemrën, të hapin energji, të ndihen më pozitivë, të kërkojnë dikë afër, të zgjidhin një problem erotik ose të fillojnë një marrëdhënie. Fillon sot ajo tentativa. Por çlirohen edhe në çështje familjare nga e shtuna me rikthimin e Afërditës në pozicion pozitiv. Por edhe hapen ato pasiguritë dhe lëmshet që ju janë bërë në përditshmëri, kryesisht në projektet e tyre, nga e diela.
Luani, 3 yje: Mos harrojmë që për Luanët, Akrepi ka të bëjë me familjen, me ndryshimet familjare. Ka qenë të bllokuar, por duhet të marrin një vendim shumë të rëndësishëm, shumë fundamental do thosha, në lidhje me marrëdhëniet me njerëzit e afërt ose duhet lënë një vend, një situatë që nuk u ecën. Sado që mund të quhet çështje familjare ose një marrëdhënie, këtë duhet ta lënë pas, pasi ajo që nuk po i lëshon që të ecin para. Por duhet të presin të shtunën me Afërditën në pozicion pozitiv, që do kenë ndihmesë, lajme të mira ekonomike. Dhe të dielën me Mërkurin e kundërt zgjidhin një çështje familjare të komplikuar.
Virgjëresha, 3 yje: Virgjëreshat do marrin pushtet mbas dy javësh kur të futet Marsi në shenjën e tyre. Për momentin është në Luan dhe mendojnë se kanë prapaskena, sikur dikush i fuqishëm nuk i lë të ecin parash në lidhje me punën. Por Hëna e re në Akrep tenton të hapë një horizont më të madh, një fushëpamje më të mirë, punë më të qeta, komunikime më të mira. Duhet thënë që hapet dhe ekonomia nga e shtuna, Afërdita e kundërt i çliron çështjet ekonomike të prapambetura. Dhe ato nga streset që kanë pasur me mesazhe ose me bashkëpunëtorë të ndryshëm ose me projektet, çlirohen nga e diela.
Peshorja, 4 yje: Afërdita tashmë në shenjën e tyre, çfarë do rregullojë? Do rregullojë deri të shtunën çfarë kanë me ishat, me prapambetje ekonomike, me situata të paqarta. Por nuk duhet të firmosin akoma. Këtë javë asnjë firmosje! Nga e shtuna kthehet Afërdita në shenjë të Peshores në rrugë të drejtë. I pret dashuria, harmonia, çështje ekonomike, prezencë, adhurim e gjithë gjërat e tjera. Dhe ekonomia fillon të japë tentativa të mira nga sot, por duke lënë mbrapa një pagesë shumë të hidhur ose një të kaluar të hidhur që duhet ta lënë mbrapa. Dhe nga e diela ecën para.
Akrepi, 5 yje: Akrepët e kanë Hënën e re në shenjën e tyre dhe kjo Hënë e re përballet me Plutonin në Ujor, që do të thotë duhet të shikojnë çështje familjare të rëndësishme ose duhet të lënë mbrapa çështjet e vështirësive familjare, të ecin përpara. Dhe unë mendoj që kjo është një nga javët e fillimeve të reja. Rikthimi i Afërditës në pozicion pozitiv i çliron edhe nga pasiguritë e një tradhtie ose të një personi ose të një grupi personash që nuk kanë vepruar me dinjitet në lidhje me Akrepin ose i kanë mohuar një ndjenjë, i kanë mohuar paratë, i kanë mohuar një post e gjëra të tilla. Mërkuri i kundërt që është në shenjën e tyre, të dielën kthehet në rrugë të drejtë dhe Akrepët ecin më qetë dhe në udhëtime, kontakte dhe mund të firmosin e mund të vulosin. Nga e diela e tutje.
Shigjetari, 4 yje: Çlirohen një çikë psikologjikisht pasi janë të ngarkuar. Ndonjë shok, ndonjë mik, ndonjë njeri që i ka ndikuar këtë kohë largohet ose ndoshta ata vetë largohen dhe do vazhdojnë me ndjenjat e veta, jo me ndikimet që kanë pasur nga të tjerët ose nga situata të caktuara. Plus kthehet Afërdita në rrugë të drejtë të shtunën, kështu që i ndihmon në shoqëri, në dalje, në argëtim. Plus dhe Mërkuri i kundërt në Akrep, që është në prapaskena pune dhe në vështirësi pune, çlirohet të dielën. Prandaj marrin dhe këta 4 yje.
Bricjapi, 3 yje: Bricjapët duan dhe ata të bëhen protagonistë. Me Hënën e re në Akrep bëhen protagonistë, sepse Hëna është në shenjë uji dhe me Bricjapët shkon mirë. Merren vesh Bricjapët nga njëherë me Akrepët në situata të caktuara. Rikthimi i Afërditës të shtunën është pozitiv për Bricjapët kryesisht në çështje karriere. Dhe këtu do arrijnë të dalin nga një keqkuptim ose nga një ngecje. Dhe Mërkuri që kthehet në pozitivitet për ta në Akrep mund të ecë me plane, me udhëtime dhe çështje ligjore që fillojnë dhe lehtësohen.
Ujori, 3 yje: Ujorët janë një nga shenjat që do ecin mirë në lidhje me karrierën dhe me punën. Do lënë mbrapa një vështirësi ose diçka që i ka penguar deri tani. Mund të ketë qenë dhe detyrim ose kanë qenë të kushtëzuar të rrinë në një marrëdhënie pune, shoqërore ose familjare. Tashmë duhet të ecin përpara vetë dhe Hëna e re ja jep këtë tendencë. Rikthimi i Afërditës pozitive të shtunën hap dhe çështje ligjore, udhëtime, kontakte me jashtë, marrëveshje, kontrata. Plus dhe Mërkuri që kthehet në pozicion të mirë u jep anën e mirë në karrierë Ujorëve.
Peshqit, 2 yje: Ka kohë, ka kohë që unë përpiqem shumë për Peshqit, do përpiqem edhe sot për Peshqit. Hëna e re në Akrep është pozitive në fakt për Peshqit, se është një shenjë uji. I çliron në çështje që kanë të bëjnë me ligjin, me komunikimet me jashtë, me udhëtimet, aty ku kishin ngelur. Por kemi Afërditën e kundërt që i ka lodhur ose i ka stresuar në çështjet ekonomike, i ka vonuar disi, por mund të firmosin dhe hapen rrugët ekonomike në fundjavë. Plus dhe Mërkuri i kundërt në Akrep çlirohet të dielën dhe i çliron komplet disa pengesa ligjore. Dhe të vrapojnë Peshqit t’i zgjidhin problemet brenda këtyre dy javëve, sepse futet Marsi pastaj në Virgjëreshë përballë shenjës së tyre dhe do bien shumë pre e antagonizmit, sulmeve e gjërave të tillë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.